LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi Demokratik “shkrihet” në NISMA për Kosovën

Bashkimi Demokratik “shkrihet” në NISMA për Kosovën

Sot, në selinë e NISMA për Kosovën është nënshkruar marrëveshja e bashkimit të partisë politike, Bashkimi Demokratik, me kryetar, Zafir Berisha, në NISMA për Kosovën.

Sipas një njoftimi të NISMA-s, nga sot e tutje, të gjitha strukturat e partisë politike, Bashkimi Demokratik, do të veprojnë në kuadër të strukturave të NISMA për Kosovën.

“Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, ka falënderuar kryetarin e Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, për bashkëpunimin e mirë gjatë këtyre viteve, duke thënë se ky bashkim është krejt i natyrshëm, sepse deri më sot nuk na ka ndarë asgjë, e na ka bashkuar çdo gjë. Kryetari Limaj, gjatë konferencës për medie tha se, nga sot Bashkimi Demokratik po i bashkohet Nismës për Kosovën. Të gjitha strukturat tona tani do të punojnë së bashku në projektin tonë të përbashkët, NISMA për Kosovën, si parti socialdemokrate, që ka objektiva të qarta, të fuqizimit dhe të arritjes se qëllimit tonë, që është implementimi i platformës dhe programit tonë politik”, thuhet në njoftim.


“Ndërsa, deputeti Zafir Berisha, tha se neve na duhet fuqizim politik, e ky fuqizim, më i mundshëm ka qenë me Nismën për Kosovën”, shtohet më tej në njoftim.

“Tani e tutje ne do të vazhdojmë angazhimin tonë edhe më fuqishëm, të ia kthejmë dinjitetin, jo vetëm Prizrenit por gjithë vendit”, citohet të ketë thënë deputeti Zafir Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajme
FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin

FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin "Winter EX 2025" në Turqi

Lajme
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Kalo në kategori