LAJMI I FUNDIT:

U “shit” Rruga e Kombit: Për “jemi një”, kjo është shuma që shoferët do të paguajnë

U “shit” Rruga e Kombit: Për “jemi një”, kjo është shuma që shoferët do të paguajnë

Dihet shuma që shoferët do të paguajnë për Rrugën e Kombit

Janë dy shoqëri që kanë kërkuar të marrin me koncesion mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit. Ministria e Transportit mbylli aplikimet, ndërkohë që hapja dhe vlerësimi do të bëhet në ditët në vazhdim. Ofertuesit janë bashkime kompanish, “Vendeka-Bilgi” dhe “Catalys and Salillari”.

Kjo është e disata herë që mirëmbajtja e Durrës-Kukës tentohet të jepet me koncesion, jo vetëm nga kjo qeveri. Por, tenderët kanë dështuar për shkak të ofertave jo të kënaqshme.


Koncesioni është 30-vjeçar dhe parashikohet vendosja e një pagese prej rreth pesë euro për çdo automjet që kalon në 60 kilometrat e segmentit Milot-Morinë.

Sipas Ministrisë së Transportit, kostoja e mirëmbajtjes së rrugës është minimalisht tetë milionë euro në vit dhe dhënia me koncesion është formula më e mirë që këto para të mos rëndojnë taksapaguesit.

Kompania fituese duhet të investojë së paku 45 milionë euro, 15 nga të cilat për ndërtimin e një ure të re mbi Lumin Drin. Investimet e tjera parashikojnë plotësimin e infrastrukturës së pandërtuar nga Kukësi deri në Morinë, mirëmbajtjen e skarpateve dhe sinjalistikës.

Koncesionarit i është garantuar subvencioni deri në katërmijë automjete në ditë në të dyja drejtimet, çka do të thotë se në qoftë se nuk sigurohet ky trafik, paratë për pjesën e mbetur do të paguhen nga buxheti i shtetit.

Për vitin e parë, shuma e garantuar është rreth tetë milionë euro dhe vazhdon me progresion rritës çdo vit deri në 14 milionë euro.

Nga ana tjetër përveç investimit, koncesionari duhet të ndajë fitimin me shtetin për taksën e kalimit nëse kemi rritje të trafikut ditor mbi kuotat e parashikuara.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave

Ekonomi
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Ekonomi
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Ekonomi

"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall

Ekonomi
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së

Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së

Botë
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!

Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!

Ekonomi
Kalo në kategori