LAJMI I FUNDIT:

Agron Duka i bashkohet bojkotit të PD-së

Agron Duka i bashkohet bojkotit të PD-së

Partia Agrare Ambientaliste do të bojkotojë për 10 ditë punimet e Kuvendit duke u bërë kështu pjesë e vendimit të opozitës. Vendimi në fjalë u komunikuan nga kryetari i PAA, Agron Duka, gjatë një takimi me strukturat në Korçë.

“Kohët e fundit, jo për faj të opozitës, po për shkak të mazhorancës nuk arrihet një gjuhë komunikimi, por përjashtimi i një prej deputetëve të opozitës siç është zoti Berisha. Prandaj edhe opozita ka marrë vendimin që gjatë këtyre 10 ditëve kur është i përjashtuar zoti Berisha me të padrejtë të mos marrë pjesë por të bojkotojë punimet e Parlamentit. Partia Agrare Ambientaliste bashkohet me Partinë Demokratike në bojkotin e Parlamentit për 10 ditë”, tha ai.


Bojkoti sipas Dukës, nuk është gjëja më e mirë që mund të bëjmë por kur kjo diktohet edhe kur nuk ka rrugë tjetër. “Uroj që mazhoranca dhe opozita të mundohen të gjejnë gjuhën e përbashkët ndërmjet tyre në mënyrë që nëpërmjet realizimit të reformave të domosdoshme jo vetëm për politikën por për gjithë shqiptarët siç është ajo e drejtësisë dhe reforma zgjedhore të mund të bëjnë që ky popull të ecë akoma më shumë përpara”, tha ai.

Po ashtu kryetari i Partisë Agrare Ambietaliste lëshoi akuza të forta ndaj qeverisë në lidhje me situatën e rëndë ekonomike të krijuar në vend.

Ai i bëri thirrje Qeverisë të heqë dorë nga rruga pa krye që ka nisur. “Ekspertët e Bankës Botërore vlerësojnë se Shqipëria është e fundit në të gjithë rajonin sa i përket uljes së varfërisë. Ngjarja e ditëve të fundit, e biznesmenit të huaj, i cili u deklaroi qeveritarëve tanë se për shkak të taksave mbytëse u detyrua të pushonte 80 punonjës duket se vërteton këtë pohim, ashtu sikurse e vërtetojnë këtë gjendje të vështirë ekonomike edhe vetë shifrat e INSTAT-it. Bankat nuk po i mbështesin më bizneset me kredi. Banka botërore na informon gjithashtu se të paktën 35 kompani të mëdha shqiptare janë në listën e bizneseve që kanë kredi me probleme”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Efekti

Efekti "TikTok", mbi 15 nxënëse të dy shkollave në Fushë-Kosovë dyshohet se i kanë gërvishtur duart e tyre

Arsim
Hapja e urës në Mitrovicë: Për disa

Hapja e urës në Mitrovicë: Për disa "rritje e tensioneve", për të tjerët "gjë e mençur"

Lajme
“Provat mund të na dërgojnë diku tjetër”- Elshani flet për serbin që u arrestua për spiunazh

“Provat mund të na dërgojnë diku tjetër”- Elshani flet për serbin që u arrestua për spiunazh

Siguri
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
I zhdukur që nga 22 maji, Gëzim Trakaniqi nga Peja gjendet shëndosh e mirë

I zhdukur që nga 22 maji, Gëzim Trakaniqi nga Peja gjendet shëndosh e mirë

Komunat
Musliu: Kryqëzimi i fuqive në Mal të Zi - ndryshimi i kursit dhe arrestimi i Gjukanoviqit

Musliu: Kryqëzimi i fuqive në Mal të Zi - ndryshimi i kursit dhe arrestimi i Gjukanoviqit

Politikë
Kalo në kategori