LAJMI I FUNDIT:

Ja si e sheh luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, Ferid Agani

Ja si e sheh luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, Ferid Agani

Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm fitohet vetëm nëpërmjet arsimimit të rinisë mbi konceptet themelore të besimit në Zotin e Madhërishëm, në kuadër të sistemit arsimor publik dhe privat të vendit.

Kështu ka thënë Ferid Agani, gjatë Kuvendit të Punës së Partisë së Drejtësisë, që u mbajt sot, e ku u miratua puna njëvjeçare e të gjitha strukturave të kësaj partie.

Agani, që njëherësh është edhe ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, duke folur për faktorët e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm, tha se arsimimi fetar i rinisë është e vetmja alternativë dhe për këtë qëllim ai shtoi se do të angazhohen që këtë objektiv të sajë programor ta realizojnë duke marrë për bazë praktikat evropiane.


“Agani tha se qëllimi i këtij Kuvendi Pune është mobilizimi në përpjekjet e përbashkëta për ballafaqimin me sfidat e shtetndërtimit, duke shtuar se PD-ja angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe politik, të mbështetur në vlerat e dëshmuara etike dhe morale të familjeve dhe shoqërisë kosovare”, thuhet në një njoftim të Partisë së Drejtësisë.

“PD në periudha të ndryshme kohore e ka dëshmuar vetën si një forcë politike shtetëtndërtuese, cila është angazhuar në vazhdimësi për një shtet të së drejtës edhe atëherë kur interesat e partisë mund të jenë të prekura. Si parti politike mobilizuese e njerëzve të mirë dhe të ndershëm, si parti e domosdoshme për kohën”, citohet të ketë thënë Agani.

“Në këtë Kuvend Pune, ku ishin të pranishëm 130 delegatë, u konkludua se Partia e Drejtësisë po konsolidohet dhe po forcohet, dhe për këtë dëshmon fakti i formimit të degëve dhe nëndegëve të reja dhe aktiviteti i shtuar i strukturave ne terren, duke qenë çdoherë afër qytetarëve ”, përfundohet në njoftimin e kësaj partie. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori