Iniciativa Qytetare për Veprim ka organizuar të shtunën protestë afër urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, për heqjen e barrikadave në veri të Mitrovicës, kthimin e shqiptarëve në shtëpitë dhe pronat e tyre, si dhe ndaljen e spastrimit etnik dhe kolonizimit që Serbia po e bën në atë pjesë.
Ata në rrethojat e urës së Ibrit të vendosura nga BE-ja në tetor të vitit të kaluar me qëllim të revitalizimit të saj, një proces që është bllokuar nga moscaktimi i kufijve mes Mitrovicës së Jugut dhe të Veriut, vunë disa pankarta të mëdha me porosi për BE-në, Qeverinë e Kosovës dhe kryetarin e Mitrovicës Agim Bahtiri.
Ata duke ironizuar me projektin për revitalizimin e urës, në njërin prej pankartave shkruan “ Sponsor: Bashkimi Evropian, Projekti: Barrikada për ndarjen e Mitrovicës, Çmimi: Ndarja e Kosovës”.
Në një pankartë tjetër paraqitën një semafor ku ishte e aktivizuar drita e kuqe si ndalim të Qeverisë së Kosovës për ndalje në veri, ndërsa kryetari Agim Bahtiri u portretizua pranë disa lopatave, duke iu shtruar pyetja Kur? që lidhej me heqjen e barrierave në urë.
Protestuesit me vete mbanin edhe parullat “Duam Liri të Lëvizjes” dhe “Qeveria e Serbisë e Do Veriun më Shumë se Qeveria e Kosovës”.
Bujar Voca, udhëheqës i kësaj iniciative tha se Qeveria e Kosovës nuk po bën asgjë për kthimin e shqiptarëve në veri.
Ai shtoi se edhe Agim Bahtiri kryetari i Mitrovicës disa herë ka premtuar se do të hiqet barrikada dhe shqiptarët do të kthehen në prona e tyre e në ndërkohë nuk bëri asgjë.
Protestuesja Gonxhe Qaushi, banore e veriut tregoi për problemet me të cilat përballen shqiptarët e asaj pjese.
Voca, njëri nga organizatorët, nuk e mohoi e as pohoi që është aktivist i PDK-së.
Ai u pyet nga gazetari i KALLXO.com se pse në pankartat e vendosura te Ura e Ibrit nuk është i vendosur edhe ish-kryetari nga PDK-ja Avni Kastrati dhe ish-kreu i qeverisë Hashim Thaçi, pasi edhe në kohën e qeverisjes së tyre ishin po këto probleme.
Voca deklaroi se në kohën e Kastratit ishin ndërtuar disa shtëpi të shqiptarëve në veri, ndërsa kishte lëvizje për kthimin tyre, të cilat sipas tij tash po mungojnë.
Pjesë e protestës ishte edhe Musa Preteni, ish-kryetari i Aleancës së të Rinjve, pjesë e AAK-së që dha dorëheqje vitin e kaluar nga kjo pozitë.
BE-ja planifikonte që ura të revitalizohej deri në qershor të këtij viti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje