LAJMI I FUNDIT:

Viets: Opozita të mos merret vetëm më demarkacionin

Viets: Opozita të mos merret vetëm më demarkacionin

Gjermania është duke ndjekur me interesim të madh çështjen e marrëveshjes për demarkacionin Kosovë-Mali i Zi.

Për këtë temë, ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, në një intervistë për KosovaPress, thotë se verifikimet për çështjen e demarkacionit tashmë janë kryer edhe nga ekspertët ndërkombëtarë dhe rezultatet tregojnë për të njëjtin vlerësim si edhe të Komisionit Shtetëror për shënimin dhe mirëmbajtjen e kufirit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Murat Meha.


Numri një i diplomacisë gjermane në Prishtinë, shprehet e habitur se pse opozita kosovare nuk po gjen të tjera tema për trajtim.

“Sa i përket çështjes së demarkacionit, ne këtë jemi duke e përcjell me interesim të madh që nga momenti kur është arritur marrëveshja për demarkacionin. Si duket, opozita nuk ka asnjë temë tjetër për ta trajtuar. Ata si duket kanë nevojë që të flasin edhe më shumë lidhur me këtë temë. Mirëpo, sa na përket neve nuk na lejohet që të komentojmë lidhur me këtë. E dimë që amerikanët e kanë bërë një verifikim të kësaj marrëveshje, gjithashtu ka pasur një grup ekspertësh në Komisionin e themeluar nga ish presidentja dhe ata e kanë verifikuar edhe një herë këtë marrëveshje. Po ashtu, anëtar i këtij grupi ka qenë edhe një shtetas gjerman me renome në këtë fushë. Të gjithë këta kanë arritur tek i njëjti rezultat sikur Komisioni shtetëror i kryesuar nga z. Murat Meha”, deklaroi ambasadorja Viets për KosovaPress.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori