Për fat të mirë, sulmi në tru mund të parandalohet ose të paktën të reduktohet ndjeshëm
Në goditje truri arrihet kur ka ndërprerje të menjëhershme të furnizimit me gjak në tru. Rrjedhja e oksigjenit dhe materieve ushqyese në tru është ndërprerë dhe qelizat e trurit dëmtohen ose shkatërrohen. Kur qelizat e trurit janë të shkatërruara humbasin funksionet trupore që këto qeliza i kontrollojnë zakonisht.
Që të mos vijë deri tek një situatë serioze si kjo, sëmundja kërkon një reagim paraprak për largimin e shkaqeve që sjellin deri tek sulmi.
Zvogëloni shtypjen e lartë të gjakut
Shtypja e lartë e gjakut është ndër faktorët kryesor që mund ta shkaktoj sulmin në tru, nëse veç nuk kontrollohet.
Monitorimi i shtypjes së gjakut, si dhe trajtimi i tij nëse është i lartë, padyshim që shkakton ndryshim të madh në shëndetin e trurit.
Për ta zvogëluar shtypjen e lartë të gjakut duhet të mos hani kripë, të shmangni ushqimet me përqindje të lartë të yndyrës, si hamburgerët, djathi, akulloret etj.
Gjithashtu, bëni më shumë ushtrime fizike, hiqni dorë nga duhani dhe konsumoni pemë dhe perime, transmeton Telegrafi.
Humbni peshë
Obeziteti, e gjithashtu komplikimet që ndërlidhen me të (përfshirë shtypjen e lartë të gjakut dhe diabetin), i rritin mundësitë për të pësuar sulm në tru.
Nëse jeni mbipeshë, duhet të keni në konsideratë se vetëm humbja e pesë kilogramëve ndikon shumë pozitivisht në zvogëlimin e mundësive për të përjetuar sulm në zemër.
Bëni ushtrime fizike
Ushtrimet fizike kontribuojnë në humbjen e peshës dhe zvogëlimin e shtypjes së lartë të gjakut.
Prandaj, preferohet të ushtroni të paktën pesë ditë në javë, qoftë nëse ecni, vraponi, ngritni pesha etj.
Konsumoni alkool… në sasi modeste
Çfarë keni dëgjuar është e vërtetë. Konsumimi i alkoolit ndikon në zvogëlimin e rrezikut për të pësuar sulm në tru.
Disa studime tregojnë se nëse pini një gotë birrë në ditë, rreziku juaj zvogëlohet, mirëpo nëse filloni të pini më shumë se dy gota birrë në ditë, rreziku mund të rritet.
Prandaj, konsumoni alkool në sasi modeste.
Lini duhanin
Duhani e trashë gjakun, dhe e rritë sasinë e stemës të ndërtuar në arterie.
Prandaj, bashkë me një ushqim të shëndetshëm dhe ushtrime fizike, preferohet edhe ta lini duhanin për të shmangur sulmin në tru.
Stresi dhe depresioni
Megjithëse marrëdhënia midis stresit, depresionit dhe sulmit në tru ende nuk është përcaktuar plotësisht, është vërejtur se këto kushte mund të jenë shënjues për zbulimin e rrezikut të dëmtimit të trurit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak