LAJMI I FUNDIT:

Rukolli e Deliu dëshmitarë në masakrën e Rezallës (Video)

Rukolli e Deliu dëshmitarë në masakrën e Rezallës (Video)

Avokati Arianit Koci ka treguar detaje për kallëzimin penal që e ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale ndaj dy gjeneralëve serb, për masakrën e Rezallës së Drenicës.

Ai në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel ka thënë se kallëzimi penal është ngritur në emër të familjarëve të viktimave të masakrës së Rezallës.


“Unë kam filluar të angazhohem nëpërmjet njërit familjar, përmes Rrustem Rrukollit dhe më pas të gjithë familjarëve të tjerë. Kur jam angazhuar kam filluar të mbledh prova edhe kam gjetur prova për vrasjen e së paku 41 personave”, ka deklaruar Koci, duke shtuar se kallëzimi penal është bërë kundër Lubisha Dikoviq dhe Dejan Rangjelloviq.

Avokati Koci ka thënë se nën komandën e vet gjenerali Dikoviq i ka pasur 4 mijë e 500 ushtarë.

“Këta kanë qenë të mbështetur edhe me forca të policisë së rregullt dhe me forca paramilitare. Së pari krimin e lidhim me ushtrinë e rregullt jugosllave për shkak se dëshmitarët okular kanë treguar se i kanë parë njerëz të uniformuar me tesha të ushtrisë, por edhe të policisë dhe paramilitarëve”, ka thënë ai.

Për rastin e masakrës së Rezallës janë dy dëshmitarë, Ismet Rukolli dhe Misin Deliu.

Provat, sipas Kocit, janë të pakundërshtueshme dhe janë përpjek që maksimalisht t’i ruajnë ato dëshmi.

Ky rast i ka shtyrë edhe shumë të tjerë që të japin informata për atë që kanë ndodhur në Kosovë./Tribuna/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori