Ambasadori Italian në Tiranë, Alberto Cutillo, kërkon nga prokuroria zbardhjen sa më shpejt të çështjes së pajisjes së përgjimit, ndërsa thekson se selia diplomatike po bashkëpunon ngushtësisht me autoritetet shqiptare, duke u dhënë atyre të gjitha informacionet e nevojshme. Në një intervistë për “Vizion Plus”, diplomati italian tregohet i rezervuar në deklarata, por shpreh besimin se shumë shpejt do të zbardhet e vërteta e përfshirjes italiane në këtë çështje.
“Di që ky argument ka qenë në qendër të vëmendjes se mediave dhe të debatit politik. Duke qenë se ka një hetim që po kryhet nga autoritetet shqiptare, ju e kuptoni se nuk mund të them shumë. Mund të them vetëm se bashkëpunimi ynë me prokurorinë është i shkëlqyer. Kemi dhënë informacione për të gjitha aspektet e përfshirjes italiane në këtë çështje. Kështu që unë kam besim se brenda një kohe shumë të shkurtër, prokuroria do të mbyllë hetimet, të paktën përsa i përket palës italiane”.
Në lidhje me reformën në drejtësi, Cutillo thekson se ka nisur të ketë dyshime që kjo reformë do të mund të realizohet përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Diplomati italian deklaron se apelet e ndërkombëtarëve nuk duhen perceptuar si një presion kohor, por sipas tij shtyrja më tej e reformës do t’i humbiste Shqipërisë jo vetëm shansin e hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE këtë vit, por shumë më tepër se kaq.
“Isha i sigurt që do të realizohej pak muaj më parë, tani më duhet të pranoj se kam nisur të kem disa dyshime. Kjo reformë prek Shqipërinë dhe për këtë duhet të bëhet nga forcat politike, institucionet dhe nga qytetarët shqiptarë. Kështu që nuk duhet të ketë dyshime për rolin e komunitetit ndërkombëtar, që është në mbështetje, jep asistencë teknike dhe ky rol nuk mund të perceptohet si një lloj presioni në dinamikën politike shqiptare. Por ajo që duhet theksuar dhe që duhet ta dinë edhe qytetarët shqiptarë është se nëse kjo reformë është e rëndësishme, atëherë është e rëndësishme edhe që të realizohet shpejt. Vetëkuptohet që nëse kjo reformë bëhet tani, ka një shans për hapjen e negociatave që këtë vit. Nëse kjo reformë do të shtyhej pas zgjedhjeve, atëherë ky shans do të mbyllej dhe shqiptarët duhet të jenë të vetëdijshëm që procesi i aderimit do të fillojë më vonë.”
Ambasadori italian kërkon më shumë përpjekje edhe për luftën kundër trafikut të drogës e krimit të organizuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros
Agjencia dgjitale: Rreziqet e mosformimit dhe nevoja për mbrojtje kibernetike në RMV
Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter te “Trauma”
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak