LAJMI I FUNDIT:

Inva Mula vlerëson lart mikpritjen serbe

Inva Mula vlerëson lart mikpritjen serbe

Inva Mula dhe respekti më i madh në Beograd. Duket si sinkronizim shtetëror pritja e saj.

Për të treguar se gjithçka është në rregull, pritjen ia bëri kryeministri serb, ndërsa në sallë gjithçka duket gati dhe pritet publiku, fundi dhe duartoroktijet. Por, pas 70 vjetësh në një gjuhë e zë të përbashkët artistët serbë dhe Inva Mula fundin e shfaqjes do ta kenë për fillimin e ri dhe hapat konkretë të bashkëpunimit.

Sopranoja e famshme botërisht ka thënë se gjithçka ka shkuar mirë.


“Ishte një pritje e jashtëzakonshme dhe kur po vija tek teatri pashë që ishte fotoja ime e madhe në portën kryesore të tij. Për një artist kjo është shumë e rëndësishme dhe kupton që këtu ka dëshirë të madhe për mikpritje dhe respekt ndaj artistit. Kur m’u komunikua që Vuçiç do të më priste u emocionova pasi është gjithnjë vlerësim që i bëhet një artisti, art shqiptar dhe të jesh në këtë bashkëbisedim me një kryeministër me energji pozitive dhe që do dhe e mbështet artin, ishte bukur”, rrëfen Inva.
Inva Mula, me një interesim të pafund medial, duket se i ka dhënë fund luftës së ftohtë, e ftuar në shumicën e mediave në Serbi.

“Arti ka njëmesazh kaq të madh e të bukur, paqësor dhe të shpejtë. Atë që politika do vite dhe historia do shekuj, arti e ka shumë të shpejtë dhe pikërisht këto ura që mund të krijojë muzika, letërsia, arti figurativ janë urat më solide, të bukura dhe të shkurtra”, thotë sopranoja shqiptare.

E fundit shqiptare që ka dalë në skenë në Serbi ka qenë Tefta Tashko Koço dhe Inva Mula beson se ky do të jetë një fillim i shkëmbimeve kulturore që nuk do të ndalojë me duartrokitjet./ Top Channel

Në trend Magazina

Më shumë
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Dua Lipa bën një paraqitja surprizë në ACM Awards, ndërsa performon për herë të parë në zhanrin 'country'

Dua Lipa bën një paraqitja surprizë në ACM Awards, ndërsa performon për herë të parë në zhanrin 'country'

Magazina
Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Magazina
Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Aktorja që luajti Hyremin, Meryem Uzerli shkëlqen me paraqitjen elegante në Festivalin e Kanës

Aktorja që luajti Hyremin, Meryem Uzerli shkëlqen me paraqitjen elegante në Festivalin e Kanës

Magazina
Kalo në kategori