LAJMI I FUNDIT:

Kryeziu: Koalicioni qeverisës nuk i ka votat për demarkacionin

Kryeziu: Koalicioni qeverisës nuk i ka votat për demarkacionin

Drejtori ekzekutiv i KDI, Ismet Kryeziu në Zona B të Baton Haxhiut ka thënë se koalicioni qeverisës është në situatë të vështirë, pasi që nuk po mundet t’i sigurojë votat për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Ai ka deklaruar se nëse koalicioni do t’i kishte votat, nuk do të kishte peshë qëndrimi i opozitës dhe kështu do të parandaloheshin shumë zhvillime, njofton Klan Kosova.


“Nënkryetari i Parlamentit ka kërkuar raport nga Komisioni për Demarkacion, ka deputetë nga LDK-ja dhe PDK-ja që kjo të rishikohet, kjo çështje është shumë e ndërlikuar”, tha Kryeziu.

“Jemi në një situatë kur koalicioni qeverisës nuk është duke siguruar numrat për ratifikimin e kësaj marrëveshje. Nëse demarkacioni nuk kalon dhe rrezikohet procesi i liberalizimit të vizave duhet të shpallen menjëherë zgjedhjet e jashtëzakonshme. Koalicioni aktual nuk i ka votat për ta ratifikuar demarkacionin”.

“Nëse koalicioni aktual eventualisht do t’i kishte votat, opozita nuk do të përbënte problem do votohej në sallë alternative, do parandalohej gazi e kështu me radhë, por problemi është te votat e koalicionit”, tha Kryeziu.