LAJMI I FUNDIT:

Të kujt ishin armët e gjetura në rezidencën e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova?

Të kujt ishin armët e gjetura në rezidencën e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova?

Dy armë të kalibrit të vogël janë gjetur në rezidencën e dikurshme të presidentit Ibrahim Rugova.

Një pistoletë Sig Sauer 9×19 mm dhe një revolver Zastava M83/92 Magnum 357, 50 janë konfiskuar gjatë bastisjes që kishte ndodhur më 5 dhe 6 shkurt 2014 në Rezidencën e ish-presidentit Rugova, që tash është në pronësi të familjes së tij dhe e shpallur nga Ministria e Kulturës monument i Trashëgimisë Kulturore, shkruan ORAinfo.


Por të kujt ishin armët?

Në këtë shtëpi tani jetojnë deputetja Teuta Rugova, zëvendësministri i Ambientit, Mendim Rugova me familje dhe Fana, bashkëshortja e presidentit të ndjerë.

Ndonëse të gjithë anëtarët e familjes së presidentit më pacifist të njohur ndonjë herë, jetojnë në atë shtëpi, prokuroria pretendon që armët i takojnë djalit të vogël të presidentit, Ukë Rugovës.

Ky i fundit mohon t’i takojnë atij apo ndonjë pjesëtari tjetër të familjes Rugova.

Sipas tij këto armë janë pjesë e trashëgimisë kulturore që i takojnë epokës së presidentit Rugova.

“Këto kanë qenë armë të gardës së presidentit Rugova”, ka thënë Ukë Rugova.

Këto armë dhe gjëra të tjera, që i kanë takuar në atë kohë gardës së presidentit Rugova, sipas Ukës, familja ka qenë e pajtimit t’i ruaj si eksponate dhe t’i ruaj ato në shtëpinë Monument të Trashëgimisë Kulturore të shpallur nga Ministria e Kulturës.

“Në të ardhmen rezidenca e presidentit Rugova mëtohet të bëhet Shtëpi Muze dhe aty është planifikuar që pos këtyre armëve të vendosen edhe eksponate të tjera që dikur i takonin Gardës, të cilat gjithashtu gjenden në Rezidencë”, ka thënë Ukë Rugova.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori