Njohësit e çështjeve ekonomike thonë se kriza politike jo vetëm që ndikon negativisht në thithjen e investimeve të huaja, por tanimë një pjesë e investitorëve nga Maqedonia kanë filluar të investojnë në vendet e rajonit.
Ish-ministri i Financave në Maqedoni, Nikolla Popovski, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka theksuar se derdhja e kapitalit jashtë Maqedonisë është tregues shumë indikativ për mungesë të stabilitetit ekonomik, andaj dhe afaristët biznesin e tyre vendosin ta zhvillojnë në vendet e rajonit dhe më larg, aty ku kapitali i tyre do të jetë i sigurt.
“E shihni se tani tre katër muajt e fundit nuk kemi investime të huaja, por kapitali nga Maqedonia, përmes “derës së vogël”, largohet jashtë vendit. Në shëndetësi, në Bullgari, kanë dalë 100 deri 150 milionë dollarë. Kjo do të thotë se afaristët zhvillimin e biznesit e shikojnë jashtë vendit. Në media do të dëgjoni se dikush dëshiron të hapë fabrikë në Bullgari, Serbi, në Kosovë… çfarë paraqet kjo? Kjo është një ndër shenjat serioze nëse tregu vendor nuk është i sigurt, ju ikni me kapitalin tuaj jashtë shtetit”, thekson Nikolla Popovski, ish-ministër i Financave, sipas së cilit afaristët do të vazhdojnë biznesin e tyre ta shtrijnë në vendet e rajonit .
Ndërkohë, Menderes Kuçi, afarist, i cili një kohë ka drejtuar dhe Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, thotë se kriza politike, e cila, siç shprehet, tanimë një kohë të gjatë riciklohet, është ajo që dëbon investitorët e huaj, por edhe ata vendorë i çon të mendojnë të investojnë jashtë vendit.
“Është normale që një situatë jo stabiliteti të implikohet me efekte të ikjes së kapitalit nga Maqedonia, sepse afaristët në vend të parë e kanë sigurinë dhe pastaj mendojnë për investime. Dëmi akoma më i madh është me investitorët potencial, të cilët kërkojnë partneritet me investitorët e brendshëm. Evidente janë dështimet e njëpasnjëshme, përkatësisht shtyrjes në formë elegante të investimeve të huaja në Maqedoni, siç thonë, për një kohë më të mirë”, thekson Kuçi.
Ndërsa, Sllobodan Najdovski, ekspert i ekonomisë, konsideron se nuk është kriza politike ajo që i detyron afaristët maqedonas të largohen me kapitalin e tyre jashtë vendit, por ajo pjesë e firmave që kapitalin e tyre e kanë rritur si rrjedhojë e afërsisë me partitë në pushtet.
Ai thotë se është e logjikshme që në momentin që nuhasin se mund të ketë ndryshim pushteti, atëherë ata janë të parët që kapitalin e bartin në një vend më të sigurt, sepse janë të vetëdijshëm se këto firma do t’u ekspozohen kontrolleve.
“Viteve të fundit politika ka shtrirë duart thellë në biznes, dhe kjo ka bërë që zhvillimi i biznesit dhe suksesi i pjesës më të madhe të kompanive të varet kryesisht nga afërsia me drejtuesit e partive politike në pushtet.”
“Janë pikërisht këta njerëz që për të mbrojtur kapitalin e tyre nga ndryshimi eventual i pushtetit, atë e transferojnë jashtë vendit dhe unë do të thosha se derdhja e kapitalit jashtë vendit ka të bëjë me këtë dhe jo me pasigurinë e ambientit ekonomik në vend si rrjedhojë e krizës politike”, thotë Najdovski.
Ndërkohë, të dhënat e hulumtimit të fundit në lidhje me klimën e biznesit kanë nxjerrë në pah se 68 për qind e investitorëve të huaj në Maqedoni janë shprehur të kënaqur me pritjet që kanë pasur gjatë vitit 2015, por ata kanë shprehur shqetësimin e tyre sa i përket krizës politike në vend ,e cila, siç kanë theksuar, do të ndikojë negativisht në rritjen ekonomike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze