LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Serbia po e pengon zbatimin e marrëveshjes për kodin telefonik

Tahiri: Serbia po e pengon zbatimin e marrëveshjes për kodin telefonik

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka ofruar mjaft alternativa opozitës sa i përket çështjes së marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Ajo ka shprehur bindjen se Parlamenti i Kosovës do ta ratifikojë këtë marrëveshje.

Tahiri këto komente i bëri gjatë takimit që pati sot me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler.


Duke folur për rrjedhat në procesin e dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit ajo tha se Kosova vazhdon angazhimin e saj në këtë dialog, transmeton Klan Kosova.

Sipas saj, Serbia po vazhdon me pengesat në implementimin e plotë të këtyre marrëveshjeve me theks të veçantë në zbatimin e marrëveshjes për kodin telefonik dhe pavarësinë e KOSTT-it, mos zbatimi i të cilëve do të vonojë proceset tjera zbatuese. Në këtë kontekst Tahiri kërkoi nga BE të maksimizoj trysninë mbi Serbinë lidhur me këtë proces.

Nga ana tjetër, ambasadori i Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler vlerësoi zhvillimet dhe sukseset e fundit në Kosovë duke konfirmuar mbështetjen vendit të për proceset integruese evropiane për Kosovën si dhe avancimin e bashkëpunimit në mes dyja vendeve.

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Lajme
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

Lajme
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori