Anëtarët e Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, kanë shprehur shqetësim për humbjet komerciale të energjisë elektrike në pjesën veriore të Mitrovicës. Ata kanë kërkuar detaje nga përfaqësuesit e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për humbjet e mëdha të energjisë në komunën e Mitrovicës. Por kjo sipas përgjigjes së anëtarëve të bordit të ZRRES-së, lejohet me ligj.
Sipas raportit të ZRRE-së, humbjet komerciale përbëjnë 16 për qind të konsumit total në shpërndarje. Nga kjo, energjia e pafaturuar në pjesën veriore të Kosovës përbën rreth 5.3 për qind të kërkesë së shpërndarjes, pjesë e cila dominohet nga minoriteti serb. Ndërsa krahasuar me humbjet komerciale në shpërndarje përbën 32.2 për qind. E, totali i humbjeve gjatë vitit 2015, në komunën e Mitrovicës është 61.05 për qind.
Raif Qela, anëtar i Komisionit për Buxhet dhe Financa, ka kërkuar të dijë se pse ka aq shumë humbje në këtë komunë.
“Lidhur me humbjet komerciale sidomos në Mitrovicë do të doja të kërkoja sqarim se përse është kjo shifër kaq e lartë në krahasim me komunat e tjera. A ka të bëjë kjo me pjesën veriore të Kosovës si rajon që i përket komunës së Mitrovicës apo ka edhe biznese të tjera për shkak të të cilave ka edhe kaq shumë humbje komerciale.. Pse ka kaq numër të madh të konsumatorëve që nuk kanë arrit ankesat e tyre të zgjidhen sepse janë mbi 25 për qind të ankesave të tyre që nuk kanë marrë një përgjigje..”, tha Qela.
Po ashtu edhe Muhahmet Mustafa, kryetar i këtij Komisioni, ka kërkuar të di për investimet që kanë bërë në rrjetin e shpërndarjes kompanitë e licencuara në ZRRE.
“Për mua janë shumë të rëndësishme dinamika e humbjeve teknike dhe komerciale sidomos në rrjetin e shpërndarjes i cili mbetet prapa dinamikës së paraparë dhe një pjesë e kësaj bëjnë në dëme të KEDS por një pjesë shkon në dëm të konsumatorëve. Kjo është një çështje që ka mbet aktuale që duhet të trajtohet. Çështja e dytë është dinamika e investimeve sipas kontratës që kemi me KEDS. Përsëri në raport nuk kemi lartësinë e investimeve që janë duke u bërë dhe që janë të paraparë. Dy vjet e para të zbatimit të kontratës ka pasur ngecje nuk e di vitin e tretë si po shkon puna. ..Çështja tjetër ka të bëj problemet që ka të bëjë me problemet që kanë pasur bizneset disa kërkesa lidhur me tarifën që është për bizneset e lartë dhe ankesat e tyre lidhur me tarifën verore dhe dimërore që nuk i përshtatet natyrës së bizneseve”, tha Mustafa.
Krenar Bujupi , anëtar i bordit në Zyrën e Rregullatorit për Energji , tha se humbjet janë të lejuara me ligjet në fuqi. Ai theksoi se humbje duhet dikush t’i paguajë. Sa i përket investimeve të rrjetit të shpërndarjes tha se janë duke i monitoruar pasi ka mundësi që deri në 5 vite ato të realizohen.
“Për humbje po flasim më shumë, mirëpo vetëm kisha dashur të them se kemi diskutuar edhe më herët me anëtarët e Komisionit për humbjet për fat të mirë të keq si të doni që të merrni. Këto humbje janë të lejuara sipas ligjit që është në fuqi. Ligjet të cilat janë në fuqi ju jeni duke i rishikuar. Nëse keni ndonjë ide tjetër ne do të ishim më shumë të lumtur të implementojmë çfarëdo lloj ideje që gjeni për humbjet. E rëndësishme është të thuhet se në çfarë do mënyre që të zgjidhet kjo, humbjet duhet të paguhen nga dikush. Nuk mund të mbesin të papaguara, ajo faturë duhet t’i shkojë dikujt. I takon organeve sikur ju të gjeni zgjidhje përmes ligjit i cili po shqyrtohet tash. Por tani për tani si rregullator nuk kemi shumë zgjidhje, përveç se t’i pranojmë humbjet të gjitha humbjet që ekzistojnë në sistem” , tha Bujupi.
Komisioni ka aprovuar raportin vjetor të ZRRE-së. Po ashtu ky Komision, sot ka aprovuar edhe ligjin për falimentime, ndërsa ligjin për investime strategjike është shtyre për një mbledhje tjetër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova