Asnjëherë nuk është vonë për pak magji në jetën tonë. Emocionet, adrenalina dhe befasitë janë çdoherë të mirëseardhura kur bëhet fjalë për performansat e magjistarëve dhe iluzionistëve. Gjithmonë do të ekzistojë enigma se si është e mundur një gjë e këtillë dhe në ç’mënyrë realizohet e gjithë kjo. Periudha e ardhshme, nga data 20 maj deri më 11 qershor në ’Skopje City Mall’’, do të kontribuojë që Shkupi të jetë dëshmitar i asaj se sa është shtrirja e fuqisë së iluzionit dhe i truqeve të magjistarëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Mundësia që të jesh pjesë e ngjarjes së këtillë do të mundësojë që të gjithë njerëzit të përkujtohen në fëmijërinë dhe familjen e tyre dhe në atë se si të gjithë së bashku i kanë përjetuar momentet e lumtura. Ndërkaq, për më të rinjtë – fëmijët e vegjël, e gjithë kjo do të jetë një shou i mrekullueshëm që do ta mbajnë mend gjatë gjithë jetës dhe njëherësh kjo ngjarje do të nxisë të qeshura të sinqerta të të pranishëmve dhe eufori të konsiderueshme për Qytetin e Shkupit.
Periudha nga deri më 11 qershor do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme si për të vegjlit ashtu edhe për prindërit e tyre të kalojnë çaste interesante bashkë me familjet e tyre. Ngjarja e arrin spektakularitetin e vet plotësues me vet paraqitjen e magjistarit dhe iluzionistit me famë botërore Jedzhej Bukovski nga klasa e magjistarit të famshëm dhe të paarritshëm David Copperfield nga SHBA. Show i tij magjik dhe unikal mund të ndiqet më datë 11 qershor në ora 13:00 dhe 20:00.
E gjithë periudha magjike do të plotësohet me momente mbresëlënëse dhe entuziazmuese, duke filluar nga turnet e organizuara edukative për fëmijë mbi moshën 7 vjeçare, nga e hëna deri të premten, nga ora 18:00 deri në ora 20:00 përmes të cilave fëmijët do të fitojnë njohuri të reja për historikun e magjisë dhe iluzionit nga ana e ciceronëve të trajnuar, ndërkaq për një çast do të mund të përjetojnë një botë krejtësisht të ndryshme të argëtimit, enigmës dhe iluzioneve. E gjithë euforia vazhdon edhe gjatë fundjavës me shkollën e magjisë nga ora 13:00, 14:00, 19:00 dhe 20:00, e cila u ofron mundësi të gjithë fëmijëve t’i realizojnë ëndrrat e tyre dhe shansin që të jenë “të gjithëfuqishëm” kur bëhet fjalë për truqe dhe iluzione.
Vizitorët, çdo të premte, të shtunë dhe të diel, në ora 12:00 dhe 18:00 do të mund të ndjekin performansa unikale dhe njëkohësisht do të mundësohet shoqërim dhe argëtim kolektiv për gjithë familjen përmes çasteve spektakolare njëorëshe të cilat me siguri ia vlen të shikohen dhe përjetohen. Gjithashtu, fundjava do plotësohet edhe me video incizime interesante edukative në kohëzgjatje prej 45 min. me performansa të papara të ekzekutuara nga iluzionisti dhe magjistari unikal Jedzhej Bukovski.
Magic World mundëson një perspektivë krejtësisht të ndryshme dhe unikale tek njerëzit e cila ka rëndësi jashtëzakonisht të madhe duke e pasur parasysh realitetin stresues dhe dinamikë me të cilin ballafaqohemi për çdo ditë. E gjithë ngjarja, krahas aktiviteteve të papara dhe unikale, do të pasurohet edhe me një ekspozitë interaktive e cila mund të vizitohet në katin përdhes dhe në katin e dytë në Shkup Siti Moll dhe e njëjta do të ofrojë çaste deri më tani të papara iluzioniste dhe magjistare, si vijojnë: Shahisti i automatizuar, Iluzione optike, Kulla magjike, Koka në tabaka, Iluzionet të Diznilendit, Dollapi magjik, Shndërrimi i ujit në verë, Misteri i tempullit grek, Tavolina që qëndron pezull, Libri magjik, Shndërrimi i gozhdëve në flori dhe Ndjekja e historikut të magjisë dhe iluzionit.
Fokusimi i përgjithshëm i euforisë, emocioneve dhe adrenalinës e arrin maksimumin e vet në kapacitetet e Shkup Siti Moll ku të gjitha familjet me fëmijët e tyre, do të mund njëkohësisht dhe bashkërisht të kënaqen dhe argëtohen, si dhe maksimalisht ta shfrytëzojnë kohën e tyre të lirë. Askush nuk është mjaftueshëm i pjekur për misterin dhe enigmën të cilën e ofron magjia dhe iluzioni dhe çdoherë do të ekzistojë interesimi dhe kurioziteti i përjetshëm për mënyrën e realizimit të truqeve dhe iluzioneve të mrekullueshme dhe unikale të magjistarëve. Ajo që na mbetet në këtë periudhë është të kënaqemi me magjinë dhe iluzionin dhe për një çast të përjetojmë një botë krejtësisht të ndryshme emocionale dhe mistike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze