LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Drejtësisë në “llupën” e ambasadave

Ministri i Drejtësisë në “llupën” e ambasadave

PDK-ja ka propozuar Zenun Pajazitin dhe Gani Kocin për ministër të Drejtësisë. Emrat e tyre po verifikohen edhe nga ambasadat më me ndikim në vend për shkak të ndjeshmërisë së punës së këtij dikasteri qeveritar, posaçërisht pas funksionalizimit të Gjykatës Speciale.

Zenun Pajaziti dhe Gani Koci janë dy emrat e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ta drejtuar Ministrinë e Drejtësisë, pasi që ministri aktual Hajredin Kuçi është paralajmëruar se do ta mbajë vetëm postin e zëvendëskryeministrit të parë.


Sipas burimeve të gazetës “Zëri”, për shkak të ndjeshmërisë së punës në Ministrinë e Drejtësisë dhe bashkëpunimit të saj me Gjykatën Speciale, PDK-ja ia ka dërguar këto dy emra të zyrtarëve të saj ambasadave më me ndikim në vend, në mënyrë që të zgjidhet njëri prej tyre, pasi që të bëhen verifikimet e nevojshme.

“Gani Koci dhe Zenun Pajaziti janë dy propozimet e Partisë Demokratike të Kosovës për ministër të Drejtësisë.

Arsyeja e vonesës pse s’po emërohen ende, është se ministri i Drejtësisë po verifikohet nga ambasadat më me ndikim në vend”, ka thënë një burim i gazetës “Zëri” brenda Qeverisë së Kosovës. /Zëri/

Foto: Ilustrim

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori