LAJMI I FUNDIT:

Shoferin e zë gjumi, kamioni përplaset për katër vetura (Video)

Shoferin e zë gjumi, kamioni përplaset për katër vetura (Video)

Shoferin e kamionit që po udhëtonte për në Stratford të Anglisë, e ka zënë gjumi mbi timon, për çka humb kontrollin mbi mjetin.

Për pasojë, makina me 44 mijë kilogramë, është përplasur në automjetet që kishte përpara, transmeton Telegrafi.


Kamera e vendosur në pjesën e përparme, i ka regjistruar përplasjet të cilat u kanë shkaktuar shoferëve lëndime serioze.

Derisa ata janë vënë nën kujdes intensiv, Martin Gibson i cili ka qenë duke vozitur kamionin, kërkuar falje për aksidentin e shkaktuar. /Telegrafi/