LAJMI I FUNDIT:

Sokol Zogaj: Në burgjet e Kosovës, s’ka privilegje për komandantët

Sokol Zogaj: Në burgjet e Kosovës, s’ka privilegje për komandantët

Në emisionin “Puls” të KTV-së, i ftuar ishte Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, i cili ka folur për ato që ndodhin nëpër burgjet e Kosovës.

“Në burgjet tona zhvillohet kontrabandë me lëndë narkotike”, thotë ai, mirëpo thekson se nuk është aq e madhe kjo dukuri – sa flitet në opinion.

“Ka kontrabandë me lëndë narkotike nëpër burgjet tona, por nuk është aq e madhe sa flitet”, thekson Zogaj, raporton Koha.net.


Ai flet edhe për presionin e mundshëm nga politika dhe komandantët e luftës, ndërsa potencon se asnjë nga të burgosurit nuk trajtohet ndryshe nga tjetri, pavarësisht pozitës së tij apo saj që ka mbajtur deri në momentin e burgosjes.

“Unë ju them se komandantët janë duke u trajtuar sikurse të burgosurit tjerë. Nuk kemi problem me ta, edhe pse ka pas më herët. Unë mund të flas për periudhën prej se e kam marr mandatin – ata nuk janë të privilegjuar, janë në dhoma të rëndomta ku janë edhe të tjerët. Më thërrasin në telefon, por asnjëherë nuk kam pasur asnjë kërcënim, as të drejtpërdrejtë e as në telefon nga të fortit. Ushqimin e kanë të njëjtë, ushtrimet i kanë të njëjta”, potencon Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Sokol Zogaj thotë se në Shërbimin Korrektues ka nevojë për oficerë shtesë, sidomos në burgun e sigurisë së lartë.

“Ne kemi 1650 punëtorë në shërbimin korrektues. Është numër i vogël – kemi nevojë për oficerë korrektues për burgun e sigurisë së lartë sepse numri duhet të jetë 1 me një – pra një i burgosur një oficer. Kemi nevojë për buxhet”, shtoi ai.

Zogaj tha se të gjitha qendrat korrektuese në vend gjenden rreth “1600 të burgosur”.

“Ka pasur ikje të të burgosurve nga burgjet, ka pasur kontrabandë, por janë shifra të vogla. Vetëm në vitin 2015 janë referuar 60 raste në komisione disiplinore dhe ndërrim të vendit të punës. Janë rreth 4 zyrtarë nën hetime për ikjen e të burgosurve nga burgu i Prizrenit dhe ai i Dubravës. Ka nepotizëm, por jemi duke e trajtuar edhe këtë çështje”, potencoi mes tjerash, Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.

Duke folur për punën e EULEX-it, Zogaj tha se ky mision është ende i nevojshëm për shërbimin korrektues.

“Sa i përket EULEX-it, ky mision na ka ndihmuar shumë dhe kishte me qenë e nevojshme të qëndrojnë në pjesën e shërbimit korrektues. Unë jam për qëndrim të tyre në këtë fushën tonë”, u shpreh ai.

Ai tregoi edhe shumën e parave që shtetit i kushton për një të burgosur.

“Shtetit i kushton 28 euro në 24 orë kujdesi për një të burgosur. Në vendet e Europës, kjo shumë shkon deri në 100 euro”, potencoi Zogaj në emisionin “Puls” të KTV-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Kronika e Zezë
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani

Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Kalo në kategori