LAJMI I FUNDIT:

Vetura e 2.4 milionë eurove: Shikojeni dhe dëgjojeni zhurmën e modelit të ri Bugatti Chiron (Video)

Vetura e 2.4 milionë eurove: Shikojeni dhe dëgjojeni zhurmën e modelit të ri Bugatti Chiron (Video)

Modeli më i ri nga Bugatti, i emëruar për nder të shoferit legjendar Louis Chiron, tashmë ka filluar të shpërndahet tek klientët që e kanë blerë me një çmim prej 2.4 milion eurosh.

Entuziastët e super-veturave ranë në gjurmë të njërës prej 500 makinave të tilla e prodhuara, teksa ishte duke u dërguar te pronari në Monako, transmeton Telegrafi.

Në videon e regjistruar, shihet nga afër vetura që lëviz me mbi 1,500-kuaj fuqi, ndërsa shpenzon 8.0 litra.


Në xhirim mund të dëgjohet dhe tingulli që lëshon kjo veturë luksoze, e cila arrin nga zero deri në 100 km/h për 2.4 sekonda. /Telegrafi/