Kërkimi masiv për aeroplanin e zhdukur ka vazhduar edhe gjatë natës. Aeroplani i kompanisë EgyptAir dje është zhdukur nga radari mbi Detin Mesdhe me 66 njerëz në të, ndërsa autoritetet e Egjiptit thonë se kjo ka mundur të jetë sulm terrorist.
Raportet e mëparshme tregonin se autoritetet e Greqisë kishin gjetur “materiale lundruese” dhe jelekë shpëtimi, ndërsa zëvendëspresidenti i kompanisë kombëtare ajrore të Egjiptit, Ahmed Adel, i tha rrjetit CNN se mbetjet e aeroplanit të zhdukur janë gjetur.
Por, më vonë gjatë ditës së djeshme, Adel i tha CNN se mbetjet nuk ishin gjetur.
Rrjedhimisht, ai theksoi se “kërkimi dhe shpëtimi ende vazhdojnë”.
Në Uashington, Shtëpia e Bardhë tha se është shumë herët të përcaktohet se cilat janë shkaqet e rrëzimit të aeroplanit, transmeton Rel.
Por, disa zyrtarë të Egjiptit thanë se ka mundur të jetë sulm terrorist dhe se lista e udhëtarëve po shqyrtohet për të përcaktuar nëse ndonjë ekstremist ka qenë brenda në aeroplan.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një epokë e re diplomacie – çfarë do të thotë për botën njohja e Palestinës nga Irlanda, Spanja dhe Norvegjia
Stacioni më i thellë i metrosë në botë gjendet në Azi – do t’ju bllokohen veshët gjatë ecjes
Municionet perëndimore ngadalësuan përparimin e rusëve drejt Kharkivit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251