LAJMI I FUNDIT:

“Qasja e gabuar e disa imamëve rriti numrin ithtarëve të terrorizmit” (Video)

“Qasja e gabuar e disa imamëve rriti numrin ithtarëve të terrorizmit” (Video)
Prayer

Studiues të besimit islam thonë se qasja e gabuar e disa prej imamëve të xhamive në Kosovë ka bërë që të rritet numri i të rinjve në fanatizëm fetar që njëkohësisht i ka shndërruar në ekstremistë, ithtarë e ushtarë të organizatave terroriste.

Këto vlerësime u bënë në një konferencë të organizuar nga portali Foltash, me temën: “Qasja e shoqërisë ndaj ekstremizmit”.

Studiuesi i besimit islam dhe njëherësh profesor në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, Lulzim Esati, tha se disa imamë të xhamive në Kosovë arritën që ta rrisin fanatizmin fetar tek të rinjtë.


Ndërsa, sociologu Ardian Gola tha se institucionet e Kosovës, me gjithë dëshirën për të parandaluar ekstremizmin dhe radikalizmin, me disa nga veprimet e tyre kanë ndikuar në forcimin e këtyre dukurive.

Kosova është përballur që në vitin 2012 me rastet e para të shkuarjes së qytetarëve të saj në Siri. Që atëherë, rreth 300 qytetarë të Kosovës i janë bashkuar konfliktit atje ndërsa aktualisht sipas vlerësimeve të organeve të sigurisë numri sillet në rreth 60 sish. Mbi 60 prej tyre janë të deklaruar të vdekur, përcjell VoA.

Që nga viti 2013, autoritetet në Kosovë kanë hetuar mbi 180 persona të përfshirë në vepra që lidhen me terrorizmin. Rreth 90 persona janë arrestuar dhe janë ngritur mbi 40 aktakuza.