LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një shtetas turk për ‘kontrabandim me migrantë’

Arrestohet një shtetas turk për ‘kontrabandim me migrantë’

Policia e Kosovës konkretisht sektori i Hetimeve i Departamentit të Policisë Kufitare, pas disa hetimeve të vazhdueshme ka arrestuar sot një person të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale ‘kontrabandim me migrantë’.

“Personi i arrestuar në këtë rast është O. A. shtetas turk. I njëjti ka qëndruar legalisht në Kosovë, me qëllim, sipas tij, të marrjes me gastronomi dhe këtë qëndrim e ka keqpërdorur duke kontrabanduar shtetasit aziatikë e sidomos ata turq drejt vendeve të BE –së, duke u siguruar atyre garancione fiktive, kinse po vijnë në Republikën e Kosovës me qëllim biznesi apo vizite.

Dyshohet se kontrabandimin e ka kryer kryesisht përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, ku janë zbuluar disa raste të tilla të kontrabandimit, kryesisht të familjeve turke, të cilave pas kryerjes së procedurave adekuate, u është refuzuar hyrja në Kosovë dhe janë kthyer prapa”, thuhet në njoftimin për media.


Për kontrabandimin e një familje nga Turqia deri në shtetet e BE-së i dyshimti, dyshohet se ka përfituar para të gatshme në vlerë prej rreth 12.000 euro.

Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda , i dyshimti është dërguar në qendrën e ndalimit në Prishtinë për 48 orë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Politikë
Ushqimi për FSK-në, Maqedonci thotë se ajo formë ka lënë gjithnjë hapësirë për keqpërdorim

Ushqimi për FSK-në, Maqedonci thotë se ajo formë ka lënë gjithnjë hapësirë për keqpërdorim

Lajme
Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Politikë
Kalo në kategori