LAJMI I FUNDIT:

Zhduken dy adoleshentë në Shkup

Zhduken dy adoleshentë në Shkup

Dy tijnexherë në Shkup janë paraqitur mbrëmë si të zhdukur në stacionin policor në Çair, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Punonjësi social në Shtëpinë e “25 Maj”, njoftoi se më 14 maj nga Shtëpia është larguar në drejtim të panjohur 15-vjeçari.

Dje, gjithashtu, T.GJ. (34) nga Shkupi, ka raportuar se ditën e njëjtë rreth orës 18:00 nga Shtëpia në drejtim të panjohur është larguar vajza 16 vjeçare.


Janë marrë masa për të gjetur të rinjtë. /Telegrafi/