LAJMI I FUNDIT:

Bëhen 17 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës

Bëhen 17 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës

Janë bërë 17 vjet nga momenti më famëkeq për 150 të burgosurit në Burgun e Dubravës, të cilët u vranë nga gjuajtjet e aeroplanëve të NATO-s.

Duke menduar se aty gjendej një nga caqet e ushtrisë serbe, forcat ajrore të NATO-s filluan bombardimet mbi pavijonet, të cilat në fakt kishin të burgosur shqiptarë.

Ky skenar i pushtuesit serb zgjati deri më 22 maj, kur NATO e kuptoi se aty nuk ishin forcat serbe, por të burgosurit shqiptarë.


Përpos 150 viktimave, në këtë burg mbeten të plagosur edhe 300 të tjerë.

Nga rreth një mijë të burgosur, të cilët ishin në rreshtin e parë, janë gjuajtur për vrasje me bomba e armë dhe mbi 150 të burgosur politik dhe ordiner shqiptarë janë vrarë, ndërsa mbi 300 të tjerë, janë plagosur.

Për këtë krim të bërë 17 vjet më parë nuk është dënuar askush, ndërsa kanë munguar edhe hetimet nga institucionet e vendit. /KP/