LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi, Hahnit: Demarkacioni të ndahet nga procesi i liberalizimit të vizave

Krasniqi, Hahnit: Demarkacioni të ndahet nga procesi i liberalizimit të vizave

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi, së bashku me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, paraditen e sotme kanë zhvilluar një takim me komisionarin, Johannes Hahn, ku është folur për zhvillimet politike në Kosovë, dhe rrugën evropiane të Kosovës, njofton një kumtesë e NISMË-s.

Siç thuhet në këtë komunikatë, në këtë takim, por edhe në tryezën e liderëve politikë, të ftuar nga komisionari, Johannes Hahn, gjatë ditës së sotme, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka mbrojtur qëndrimin e Nisma për Kosovën, se çështja e demarkacionit duhet të ndahet nga procesi i liberalizimit të vizave.


“Në këtë takim është diskutuar edhe për dialogun me Serbinë, ku z. Krasniqi, ka mbrojtur qëndrimet e Nisma për Kosovën, rreth dialogut, për të cilin ka thënë se duhet të ndryshoj në formë dhe përmbajtje”, thuhet në këtë komunikatë.

Ndërsa, sa i përket krizës politike dhe idesë së presidentit për pastërtinë e institucioneve, Krasniqi ka thënë se pastrimi më i mirë i Parlamentit është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Ndërsa në lidhje me korrupsionin në vend, z. Krasniqi ka thënë se korrups ioni nuk mund të luftohet nga ata që e kanë shkaktuar atë”, thuhet në fund.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori