LAJMI I FUNDIT:

Moody’s, rriti vlerësimin për Irlandën

Moody’s, rriti vlerësimin për Irlandën

Kompania e shërbimit të investitorëve “Moody’s”, rriti vlerësimin e kreditit të Irlandës në A3, duke theksuar se rritja ekonomike e vendit ka qenë më mirë se ç’pritej në muajt e fundit.

Irlanda, që është ekonomia me rritjen më të shpejtë në Europë, ka fituar tashmë mbrapsht vlerësimin A, nga të 3 kompanitë kryesore të vlerësimit (S&P, Moody’s & Fitch). Moody’s e shtoi me një gradë vlerësimin e Irlandës nga Baa1 në A3 me një perspektivë pozitive.

Megjithatë, agjencia deklaroi se dalja e Britanisë prej Bashkimit Europian do të ketë ndikim negativ edhe për Irlandën, për shkak të lidhjeve të ngushta ekonomike. Moody’s ishte e vetmja agjenci që e uli borxhin Sovran të Irlandës në kategorinë “junk” në 2011-ën, disa muaj pasi Dublini hyri në një program shpëtimi ndërkombëtar 3-vjeçar.


Ekonomia e Irlandës u rrit me rreth 8 për qind vitin e kaluar dhe parashikohet të rritet me 5 për qind këtë vit, duke mbetur kështu ekonomia me performancë më të mirë në Bashkimin Europian për të 3-tin vit radhazi. Kjo rritje e parashikuar mund ta ulë borxhin bruto të Irlandës poshtë 90 për qind në raport me PBB-në deri në fund të vitit.

Agjencitë e vlerësimit janë surprizuar nga përmbysja e shifrës së lartpërmendur që arriti në 125 për qind të PBB-së në 2013-ën. E para agjenci që ja riktheu vlerësimin A Irlandës ishte Standard & Poors 2 vite më parë.

Fitch Ratings bëri të njëjtën gjë në muajin Shkurt. Dublini mund të marrë hua nga tregjet e borxhit me norma të ulëta të interesit. Vendi ka shitur 750 milionë euro në borxh 6-vjeçar gjatë javës, e një yield prej vetëm 0.16 për qind. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori