LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Thaçi në marshin e LGBT-së

Presidenti Thaçi në marshin e LGBT-së

Për nder të shënimit të 17 majit, Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë dhe Transfobisë (IDAHOT), sot në Prishtinë po mbahet një marsh, në mbrojtje të të drejtave të këtij komuniteti.

Në këtë marsh të pranishëm janë presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ish presidentja, Atifete Jahjaga, eurodeputetja Ulrike Lunacek, ambasadori Greg Delawie, ambasadori britanik, etj.

Në këtë aktivitet u tha gjendja e këtij komuniteti në Kosovë nuk është e mirë dhe këta njerëz injorohen.


Aktiviteti do të organizohet në bashkëpunim me organizatat: Qendra për Emancipim Shoqëror (QESh), Qendra për Barazi (CEL) dhe Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD). /Telegrafi/

1

2

3

4

5

6

7