Studentët e Organizatës studentore “Demokracia Studentore”, sot do të protestojnë kundër vendimit të kryetarit të Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i cili sipas tyre, duke manipuluar me këshilltarët komunalë ka vendosur varrezat e qytetit pranë Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.
Kryetari i Organizatës “Demokracia Studentore”, Mexhid Ramusa është shprehur se kryetari Muharrem Svarqa me veprimet e tij po tregon mizori dhe nuk ka një qëndrim të mirëfilltë për këtë problematikë shoqërore.
“Vendimi për të vendosur varrezat e qytetit pranë Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Sh.M.L ‘Qendra e Kompetencës’, Shkollës së Mesme Ekonomike, Sh.M.U ‘Vezir Jashari’, tregon se kryetari i Komunës po manipulon me shtresat shoqërore dhe po e varros një herë e përgjithmonë mundësinë për të investuar për Mensë dhe Konvikte në parcelën pranë Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. Vendimi që është marrë është vendim i dyfishtë pasi që varrezat e qytetit janë të destinuara në Fshatin Balaj të Ferizajt dhe ky veprim i tij ka një botëkuptim politik dhe i cili është në dëm të studentëve, nxënësve dhe qytetarëve të Ferizajt . Me këtë vendim, gjithashtu po keqpërdoret edhe buxheti komunal i Ferizajt”, ka thënë ai.
Sipas një komunikate të kësaj organizate, për ta ndaluar këtë vendim mizor “Demokracia Studentore”, organizon protestë para Kuvendit Komunal në Ferizaj më 17 maj, në ora 11:00. Ata i kanë bërë thirrje shoqërisë civile, studentëve, nxënësve dhe të gjithë qytetarëve që të mblidhemi dhe ta kundërshtojmë një vendim, i cili siç thuhet është në dëm të të gjithëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite