LAJMI I FUNDIT:

Kadaj-Bujupi: Për tema të rëndësishme VV do të jetë në Kuvend

Kadaj-Bujupi: Për tema të rëndësishme VV do të jetë në Kuvend

Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi, në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, ka folur për ankesat e kryetarit të kësja partie, Visar Ymeri në Komisionin e MSA-së.

Ajo ka thënë se ndarja e temave brenda komisionit duhet të bëhet në bazë të fuqisë së subjekteve politike.

“Ndarja ka qenë e dëshirave, e vullnetit të individëve për brenda komisionit. Kjo mund të ndikojë në kualitetin që mund të del nga ky debat, por jo edhe ndërprerjen e punës së komisionit”, ka thënë Kadaj-Bujupi.


Më tej ajo ka folur për zhvillimet politike në vend, duke bërë thirrje përsëri që binomi qeverisës siç ka thënë ajo, duhet të reflektojë ndaj marrëveshjeve, si Demarkacioni me Malin e Zi, si dhe Asociacioni i Komunave Serbe.

“Do t’i thërrasin edhe partitë në pushtet që të mos e bëjnë ratifikimin e këtyre dy marrëveshjeve. Ka deputet nga mazhoranca që vijnë nga Rrafshi i Dukagjinit që nuk e përkrahin Demarkacionin. Duhet t’i ndalim ato sa na ka mbetur edhe pak kohë”, tha ajo.

“Bosnja është vend i cili e ka humbur perspektivën evropiane. Nëse lejojmë që brenda shtetit të krijohej një minishtet, e që vazhdimisht ky do t’i raportonte Beogradit. Në vazhdimësi ekziston vullneti që të gjithë të jemi bashkë, duke thirrur edhe të tjerët që ta bashkohemi e ta tejkalojmë këtë krizë.”

Ajo ka thënë se për temë të rëndësishme do të jenë në Kuvend, duke shtuar se Vetëvendosje është alternativa e vetme për ndryshim.

“VV në këtë fazë është në zgjedhjet e brendshme, nëse i shohim hulumtimet i bie se jemi vetëm 2% pas subjektit të parë”, e ka përmbyllur intervistën Donika Kadaj-Bujupi.