LAJMI I FUNDIT:

Bosi i drogës në Ballkan: Si shpëtoi nga arrestimi, Eskobari shqiptar (Video)

Bosi i drogës në Ballkan: Si shpëtoi nga arrestimi, Eskobari shqiptar (Video)

Datën 9 maj mban urdhri i shoqërimit prej 20 faqesh që ka siguruar Top Channel, i lëshuar nga Drejtoria e Policisë së Athinës ndaj Prokurorisë për 15 të arrestuarit, anëtarë të një prej rrjeteve më të mëdha të trafikantëve të lëndëve narkotike nga Shqipëria në Greqi, e më pas në vendet e Evropës, i drejtuar dhe financuar nga i ashtuquajturi “baroni i Ballkanit”, Klement Balili.

Sipas dokumentit, 15 personat, prej të cilëve tre shtetasit shqiptarë Petro Dalanaj, Kleanthi Palaj, të dy peshkatarë në Sarandë, dhe Stefan Zoto, shofer nga Himara, akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Me të njëjtën akuzë në të njëjtin urdhër shoqërimi akuzohen edhe katër të tjerë, dy prej tyre të ashtuquajturat shtyllat e këtij rrjeti, Dhimitër Poti, me banim në Bruksel dhe Klemend Balili, banor në Sarandë, emri i të cilit përmendet si organizator, por edhe si financier i grupit.


Ndërsa, urdhri i arrestit kombëtar për Balilin ka ditë që ka dalë, urdhri ndërkombëtar është vonuar aq shumë sa atij i është mundësuar koha e duhur që të zhduket e të mos arrestohet.

Gjithashtu, pikëpyetje janë ngritur për faktin se, ndërsa për Dhimitër Potin në Belgjikë janë kryer konfiskime dhe bllokime të depozitave bankare, për Balilin ende nuk ka asnjë informacion as për pasuritë e tij në Greqi apo Shqipëri, as për llogari bankare dhe as nëse ato janë konfiskuar apo bllokuar.

Policia greke zbardhi skemën e trafikut, sipas të cilit Balili ishte i ngarkuar me rolin e financuesit dhe transportin e drogës nga Shqipëria në Greqi, me bashkëpunëtor Jorgo Alifanti, që merrte në dorëzim ngarkesën dhe gjente shoferë për ngarkesat në Europë, si dhe specialistë për të krijuar në kamionët që përdornin xhepa të posaçëm për të fshehur lëndët narkotike.

Dhimitër Poti dhe Aleksakis Thomas organizonin rrjetin në Europë, ose për të depozituar përkohësisht sasitë e drogës ose për t’i shitur atje.

Rrjetin e furnizonte me kamionë kreu i grupit për Greqinë, Ksenofon Anagnostopoulos, nëpërmjet kompanisë Monoprosopi EPE në Kapandriti.

Ai gjente ngarkesa të ligjshme për të mbuluar trafikimin e drogës. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Lajme
Kalo në kategori