LAJMI I FUNDIT:

Komuna premton se “Prishtina Parking” do të funksionalizohet në shtator (Video)

Komuna premton se “Prishtina Parking” do të funksionalizohet në shtator (Video)

Është koha e fundit që Prishtina të ketë hapësira të mjaftueshme për parkingje. Kjo është thirrja e qytetarëve drejtuar institucioneve komunale të kryeqytetit, të cilët janë të vendosur në kërkesat e tyre, raporton “038”. Ata thonë se sfida që i ka përcjellë me vite për të gjetur një vend për të parkuar veturën e tyre sa herë kanë dalë në qytet, duhet të marrë fund.

Ka pothuajse dy muaj që Qeveria e Kosovës i ka dhënë miratimin Komunës së Prishtinës që të themelojë ndërmarrjen shoqërore “Prishtina Parking”, në të cilën Komuna është thirrur se problemet me parkingje do të zgjidhen. Por, nga ajo kohë nuk është se gjërat në terren kanë lëvizur shumë.


Opozita në kryeqytet thotë se implementimi i këtij projekti do të vonohet edhe për shumë kohë.

Megjithëkëtë, ndryshe mendon drejtori i shërbimeve publike, Gent Begolli, përcjell koha.net. Ai ka thënë se këta muaj kanë qenë duke punuar intensivisht dhe në shtator pritet që përfundimisht “Prishtina Parking” të jetësohet.

Sipas Begollit, ndërmarrja pritet të ketë 5500 parkingje dhe do të punësohen rreth 35 punëtorë.