LAJMI I FUNDIT:

Komisioneri Hahn të martën në Prishtinë

Komisioneri Hahn të martën në Prishtinë

Komisioneri i Bashkimit Europian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn do të jetë në Prishtinë më 17 maj, në Konferencën për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit mes këtij institucioni dhe Kosovës.

Në këtë konferencë do të diskutohet për, ndër të tjera, për reformat ekonomike që duhet të bëj vendi në rrugën drejt anëtarësimit në Union, përmirësimin e infrastrukturës, të konkurrencës dhe aftësive të kosovarëve në tregun e punës, njofton Klan Kosova.

Pjesëmarrës do të jenë zyrtarë të lartë të shtetit, përfshirë ministrin e Financave, Avdullah Hoti, ministren e Tregtisë dhe industrisë, Hykmete Bajrami, zyrtarë të tjerë që lidhen me këto fusha dhe ambasadorë e përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare.