LAJMI I FUNDIT:

Naim Sahiti publikon hartën që thotë se dëshmon humbjen e territorit të Kosovës (Foto)

Naim Sahiti publikon hartën që thotë se dëshmon humbjen e territorit të Kosovës (Foto)

Kreu i AAK-së në Pejë, Naim Sahiti, ka publikuar një hartë që publikohet për herë të parë në online. Sipas tij, me këtë hartë dëshmohet se me marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi, Kosova humbë toka të mëdha.

kufiri mz

“Arsye shtesë për të protestuar. Peja do të jetë masovikisht si ansjeher më parë nesër në Sheshin Skenderbeu në ora 14.


Fakte te reja mbi humbjen e tokës me Demarkacionin me Malin e Zi.

Në hartën e më poshtme, sipas zonave kadastrave të Komunës së Pejës, janë paraqitur parcelat kadastrale që i përkasin Kosovës, dhe në rast të ratifikimit të marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi në këtë variant aktual sipas Murat Mehës, Kosova këto parcela do ti humbet dhe do ti kalojnë Malit të Zi.

Për shkak të kryeneçësisë së 2 apo 3 personave, a ja vlen të humbet e gjithë kjo tokë!

Të dhënat (mbi parcelat) janë të organizatës “Serbijashume” e cila deri në vitin 1999 ka vepruar edhe në Kosovë ku ka bërë menaxhimin e pyjeve” (sic.), ka shkruar Sahiti në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/