Po mundohemi që në kuadër të përgjegjësive që kemi ta ngrisim profilin e sektorit të TIK-ut në një nivel, i cili ndoshta nuk ka qenë aq i shpërndarë në shoqërinë tonë, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, gjatë një vizite që i bëri sot Kompanisë ‘Fingermarket’ në Prishtinë, që ofron shërbime online, ku u prit nga drejtuesi e saj.
Stavileci më tej theksoi se MZHE është në proces të promovimit të konceptit të ekonomisë digjitale, ekonomi kjo që bazohet në tri elemente; dije, shkathtësi dhe kreativitet.
“Ne mendojmë që sektori i TIK-ut, mund të ndryshojë ritmin e zhvillimit ekonomik, sepse bën ndryshime edhe në shumë degë të tjera të ekonomisë. Ideja e digjitalizimit të bizneseve, e digjitalizimit të shërbimeve është tepër e rëndësishme, sepse në këtë mënyrë ua mundësoni atyre një vlerë të shtuar të kostos operative, njëherit mundëson që bizneset të jenë sa më afër konsumatorëve që kanë”, ka thënë ministri Stavileci.
Nga ana tjetër, Diedon Kica, drejtor komerical i Fingermarket, duke falënderuar ministrin Stavileci për vizitën, tha se kjo Kompani ka për qëllim që në Kosovë të bëj digjitalizimin e bizneseve në mënyrë që t’i mundësojë bizneseve sa më lehtë të gjejnë njëri tjetrin, respektivisht partnerët potencial, investitorët, por edhe produktet dhe shërbimet që janë të interesuar t’i bashkëveprojnë ndërmjet veti.
Fingermarket.Inc është kompani Amerikan me Zyre Qendrore në Delaware të SHBA-së dhe nga janari 2016 operon edhe në Kosovë me degën e saj të parë në Prishtinë: Fingermarket Corporation-Kosovo Branch.
Fingermarket.com është një platformë që i fuqizon bizneset në zhvillimin e tyre përkrah profesionistët në gjetjen e mundësive të reja. Kjo kompani gjithashtu synon të bëjë zhvillimin e tregtisë online (e-commerce) dhe në anën tjetër të rris punësimin e të rinjve. Kompania aktualisht ka 100 të punësuar. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A po e sjell Shkëlqim Devolli gjigantin McDonald’s në rajon?
CEFTA dhe Instrumentet e Tregut të Përbashkët Rajonal për integrimin e përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm të BE-së
Shkenca e të Dhënave – Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Kompania kosovare që mobiloi resorte botërore
A don me mësu qysh me editu video?
Matematikë e thjeshtë, Nissan X-Trail i ri “00” - Auto Mita
Vip Card e Petrol Company, kartela më e kërkuar e besnikërisë
A po e sjell Shkëlqim Devolli gjigantin McDonald’s në rajon?
Pagat minimale në Evropë - si ndryshojnë në të gjithë kontinentin?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë