LAJMI I FUNDIT:

Doruntinë Maloku kërkon sqarime nga Fatmir Limaj për vrasësin e babit të saj

Doruntinë Maloku kërkon sqarime nga Fatmir Limaj për vrasësin e babit të saj

Deputetja e LDK’së Doruntinë Maloku, në një prononcim për Gazetën Express, ka komentuar deklaratat e Fatmir Limajt rreth vrasjes së babait të saj, Enver Malokut në vitin 1999.

Limaj ka thënë se na vrasjen e babait të saj ka marrë pjesë Lutfi Ajazi. Kreu aktual i NISMA’s, këto deklarata i kishte bërë në Tribunalin e Hagës më 2005, derisa ishte përgjigjur në pyetjet e prokurorit.

“Unë e kam lexu deklaratën e tij, i cili është transkript i procesit gjyqësor në Hagë. Unë kam qenë në dijeni për atë deklaratë edhe më herët, në kohën kur z.Limaj ka dëshmuar në Hagë. Unë mendoj që për këta emra të cilët z.Limaj i përmend , duhet të jap sqarime publikisht. Ne nuk i njohim ata, për herë të parë kemi dëgjuar për ta në dëshmin e tij në Hagë”, por nëse Z.Limaj di diçka më shumë, dhe përmend persona që mund të jenë të përfshirë në vrasje, atëherë ai duhet të dalë publikisht dhe të jap sqarime për atë që ka thënë”, ka deklaruar Maloku për Gazetën Express.


Ajo ka thëne se Prokuroria duhet të nis hetimet dhe të kryej punën e vetë.

“Ne si familje nuk mund të denoncojmë dikën mbi bazën e një deklarate të dikujt , prokuroria duhet ta bëjë punën e vetë dhe të nis hetimet”, ka deklaruar deputetja Maloku.