LAJMI I FUNDIT:

BE do të ndajë çmimin “Europiani i Vitit” në Kosovë, këta janë kandidatët

BE do të ndajë çmimin “Europiani i Vitit” në Kosovë, këta janë kandidatët

Si pjesë e festimeve me rastin e Ditës së Evropës 2016, BE-ja në Kosovë do të prezantojë për herë të parë çmimin “Evropiani i vitit”, për të falënderuar një individ-institucion për promovimin e idesë evropiane në Kosovë.

Sipas një njoftimi të zyrës së BE-së në Kosovë, ky shpërblim do të prezantohet nga Samuel Zhbogar, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, njëherit përfaqësuesi Special i BE-së, dhe Bekim Çollaku, ministër i Integrimeve Evropiane në Kosovë.

“Të nominuarit për shpërblimin “Evropiani i parë i vitit” janë: Majlinda Kelmendi, Kampionia evropiane e xhudos; Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës; Danijela Zubac, anëtare e Bordit të Fondit Zhvillimor; iniciativa “Let’s do it Kosova – Ta pastrojmë Kosovën”; Grupi për Studime Juridike dhe Politike; dhe Krenare Gashi, Shefja e Rrjetit të Qendrave Rinore të Kosovës”. Kjo ceremoni do të ndiqet nga një prezantim i publikimit “MSA-ja për secilin”, i cili paraqet pikat kryesore të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) në një mënyrë të kuptueshme për të gjithë”, thuhet në njoftim.


MSA-ja në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës ka hyrë në fuqi më 1 prill 2016. Kjo Marrëveshje është kontrata e parë gjithëpërfshirëse në mes të BE-së dhe Kosovës dhe është një e arritur në marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe BE-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Radhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë

Radhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar

Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar

Lajme
Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim

Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim

Lajme
FOTO: Miku i presidentit Trump i shkon në zyre Bedri Hamzës

FOTO: Miku i presidentit Trump i shkon në zyre Bedri Hamzës

Politikë
Kalo në kategori