LAJMI I FUNDIT:

Gjenden pjesë eshtrash në Runik të Skenderajt

Gjenden pjesë eshtrash në Runik të Skenderajt

Në fshatin Runik të Skenderajt janë gjendur pjesë të disa eshtrave.

Ata janë gjetur mbrëmë në kohën kur një banor i këtij fshati po gërmonte në pronën e tij.

Policia fillimisht ka bërë sigurimin e zonës, ndërsa sot në vend ngjarje kanë dalë njësitë përkatëse, të cilat kanë marrë eshtrat për t’i dërguar për ekzaminim të mëtutjeshëm.


Sipas policisë pas ekzaminimit mbetet të identifikohet se çfarë eshtrash janë dhe se cilës periudhë kohore mund të jenë.

Rasti fillimisht po trajtohet si ‘gjetje e pjesëve të eshtrave’. /kp/