LAJMI I FUNDIT:

Portreti i Skënderbeut, i papublikuar më parë (Foto)

Portreti i Skënderbeut, i papublikuar më parë (Foto)

Gjergj Kastrioti Skënderbeu tek të gjithë shqiptaret tashmë është sinonim dhe simbol i luftës për liri e pavarësi.

Pas vdekjes së tij, kujtimin për të evropianët e ruajtën në shumë libra, piktura e këngë, kurse tek shqiptarët kujtimi i tij do të kthehej disa shekuj më vonë, në periudhën e nacionalizmit. E njohur si “Rilindja Kombëtare”, ideologët e nacionalizmit shqiptarë do ta kthenin imazhin e Skenderbeut, në një mit për kauzën e tyre nacionaliste, shkruan Infokusi.com.

Kemi parë shumë portretizime të tij, të cilat shprehin një burrë të fuqishëm dhe shumë luftarak. I tillë vjen në mendjet tona sa herë që ai kujtohet.


Një portret i tij e papublikuar më parë është gjetur në arkivat e Stambollit nga studiuesi i nacionalizimit Shasivar Kabashi, i cili aktualisht vijon studimet master mbi Historinë Osmane në Universitetin e Stambollit.
ABEYS-1-655x1024

Sipas studiuesit ky portret gjendet në arkivën e “Ataturk Kitaplığı”- Beyoğlu/Istanbul dhe mund t’i takoi fillimshekullit të XX-të.

Më pas historiani shprehet ekskluzivisht për portalin e lajmeve Infokusi.com se: “Mbishkrimi në gjuhën osmane: ”Fatih Sultan Mehmet devrinde meşhur İskender bey” – do të thotë “Skënderbeu i famshëm i periudhës së Sultan Mehmet Fatihut”.

“Një nga detajet interesante të portretizimit të Skënderbeut është edhe kapela që ai mban në kokë, e që ngjason shumë me ato të osmanllinjëve mysliman të asaj kohe, e në veçanti me ato që bartnin Bektashianët. Vlen të përmendet fakti që Bektashianët si komunitet i veçantë (de facto) është një nga kontribusit më të mëdhenj të nacionalizmit ndër shqiptarë. Poeti i famshëm Naim Frashëri i cili vije nga ky komunitet botoi më 1898 veprën “Istori e Skënderbeut”. I ndodhur në një rivalitet me pushtetin në Stamboll, që pas mbylljes së teqeve bektashiane të Stambollit më 1826 nga ana e shtetit Osman, bektashianët, aktivitetin e tyre do të bartnin në Shqipërinë Jugore, ku do të bëhen edhe fole për nacionalizmin shqiptar”, theksoi Kabashi për portalin e lajmeve Infokusi.com.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori