Ka më shumë se dy muaj që Kosovës i është premtuar marrja e kodit telefonik +383. Por një gjë e tillë nuk është as afër realizimit. Zvarritjen për këtë proces thuhet se po e bën pala serbe, duke e shkelur kështu marrëveshjen e arritur në Bruksel, për këtë çështje. Ndërsa institucionet e vendit vlerësojnë se më nuk është asgjë në dorën e tyre dhe se ata kanë përmbushur të gjitha obligimet sa i përket kodit telefonik për Kosovën.
Madje, këta te fundit përgjegjësinë ia hedhin Bashkimit Evropian, raporton lajmi.net. E, Bashkimi Evropian pavarësisht se thuhet që e ka marr në dorë zgjidhjen për kodin telefonik, ata që nga muaji mars kur edhe është dashur që Kosova të bëhet me kod, kanë zgjedhur heshtjen. Edhe më tej tregu i telekomunikimeve vazhdon të mbetet kaotik sa i përket prefikseve të ndryshme që përdoren duke pasur në përdorim kode nga Monako, Sllovenia e Serbia.
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri në një prononcim për lajmi.net tha se nga ana e tyre janë përmbushur të gjitha obligimet që Kosova të marr kodin në ITU, por që sipas saj, Serbia është ajo që po e shkel marrëveshjen. “Për sa i përket kodit telefonik për Kosovën, Kosova i ka përmbushur të gjitha obligimet zbatuese mirëpo Serbia ka shkelur marrëveshjen për kodin për rastin se me 1 mars u deshtë që Kosova të marr kodin në ITU. Ne vazhdimisht e kemi informuar Bashkimin Evropian dhe ata e kanë pranuar se Serbia e ka shkelur marrëveshjen dhe që Serbia nuk mund të arsyetohet për gjoja zgjedhjet qe i ka mbajtur në mospërmbushjen e këtij obligimi”, shpjegoi ajo.
Me gjithë këtë situatë, ajo madje ka kërkuar nga mediat që të kërkojnë llogari nga Bashkimi Evropian e të kuptohet se përse ky proces është vonuar më shumë se dy muaj. “Unë ju kisha rekomandu që këtë pyetje të ia bëni edhe BE-së sepse prej ditës kur është shkel marrëveshja me 1 mars, BE e ka marr në dorë këtë çështje që ta realizoj kodin. Ne jo vetëm si Qeveri që presim përgjigje që BE ta realizojë këtë marrëveshje por dhe juve si media ju rekomandoj që ta pyetni direkt BE-në dhe të pyesni se përse u vonua gati dy muaj”, shtoi ministrja Tahiri.
Lajmi.net ka provuar të marr përgjigje edhe nga Bashkimi Evropian për këtë çështje, por ka më shumë se një javë, dhe asnjë përgjigje nuk është kthyer nga ana e tyre.
Për kodin telefonik të Kosovës, lajmi.net ka kontaktuar edhe Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU) të cilët kanë thënë se janë duke punuar për këtë situatë dhe se do të bëjnë një njoftim kur kodi për Kosovën të finalizohet.
“ITU është duke punuar për këtë çështje dhe do të bëjë një njoftim kur kodi telefonik për Kosovën të finalizohet. Kur kodi të alokohet nga byroja për standardizim e ITU-së, atëherë ai do të publikohet në buletinin e ITU-së, sikurse bëhet me të parin dhe të 16-tin e secilit muaj”, kanë sqaruar për lajmi.net, zyra për informim e ITU-së.
Me marrëveshjen e Brukselit, në emër të Kosovës, në ITU është dashur të aplikojë një vend tjetër i BE-së, punë të cilën e kishte kryer Austria me 5 janar të këtij viti.
Në fillim të vitit, zyrtarët kosovarë patën deklaruar se sipas planit për zbatim, ITU-ja do t’ia alokojë kodin telefonik Kosovës në pjesën e parë të muajit mars 2016. Kodi i ri unik +383 i Kosovës do të përdoret në tërë territorin e vendit dhe nga të gjithë operatorët e telefonisë mobile dhe fikse.
Kostot e përgjithshme të shkaktuara deri më tani nga mungesa e kodit telefonik ka arritur shifrën në mbi 200 milionë euro. /Lajmi.net/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025