LAJMI I FUNDIT:

Rexhep Hoti: Bisedimet me Beogradin të zhvillohen me pëlqimin e shumicës opozitare

Rexhep Hoti: Bisedimet me Beogradin të zhvillohen me pëlqimin e shumicës opozitare

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, ka thënë se bisedimet me Beogradin nuk do të duhej të zhvilloheshin më pa pëlqimin e shumicës opozitare.

“Kryetarit të sapozgjedhur të PDK-së, në cilësinë e partisë më të madhe, do t’i propozoja publikisht angazhimin e personaliteteve nga shoqëria civile dhe media në përballjet e ardhshme me Beogradin”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ja postimi i plotë:

Koha është të reflektojë edhe mazhoranca!


Bisedimet me Beogradin do të duhej të reflektonin ndryshime të menjëhershme, prandaj pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe mazhoranca nuk ka përse ta lozë lojën e strucit.

Bisedimet me Beogradin nuk do të duhej të zhvilloheshin më pa pëlqimin e shumicës opozitare.

Konsensusi i shumicës së opozitës në lidhje me këtë çështje mendoj se duhet të jetë i pranishëm edhe në marrëveshjet e quajtura teknike.

Dialog me Beogradin, po. Ridizajnim, po.

Është e dukshme se një konfuzion dhe diletantizëm politik po mbretëron te Dialogu tash për tash.

Kryetarit të sapozgjedhur të PDK-së, në cilësinë e partisë më të madhe, do t’i propozoja publikisht angazhimin e personaliteteve nga shoqëria civile dhe media në përballjet e ardhshme me Beogradin.

Përfshirja edhe e shoqërisë civile dhe e medias është domosdoshmëri në perspektivën e të gjitha zhvillimeve për institucionin, për shoqërinë, e për qytetarin.

Kjo shtresë e shoqërisë jo vetëm e relakson dialogun, por i jep frymë për të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori