LAJMI I FUNDIT:

Fshehu 300 mijë euro poshtë krevatit, por kur u kthye nuk i gjeti më!

Fshehu 300 mijë euro poshtë krevatit, por kur u kthye nuk i gjeti më!

Ku mund t’i fshehësh paratë dhe bizhuteritë e shtrenjta kur del nga shtëpia? Sigurisht jo në të parin vend ku kërkon një hajdut. Edhe pse ky rregull i pashkruar njihet nga të gjithë, një biznesmen të Itali e ka neglizhuar.

Biznesmeni me banim në Fiumicino, para se të nisej për një udhëtim jashtë vendit, ka lënë 300 mijë euro dhe disa bizhuteri të shtrenjta në një kuti poshtë krevatit.

Pasi është kthyer, nuk ka gjetur asgjë.


I bindur se dikush kishte hyrë brenda duke përdorur çelësat, pasi nuk ka gjetur asnjë shenjë thyerjeje, ai i është drejtuar policisë, përcjell Shekulli.

Karabinierët kanë marrë në pyetje vajzën e tij, e cila ka pranuar se gjatë mungesës së babait kishte ftuar në shtëpi një mik, të cilit i kishte thënë të mbyllte derën kur të dilte në mëngjes.

Hetimet janë përqendruar te djali, i cili kishte kryer disa blerje mallrash luksi pikërisht në ditën e zhdukjes së parave. Pasi kanë kontrolluar shtëpinë e tij, ata kanë gjetur shumën e mbetur pa shpenzuar.