“Për Gjermaninë” është libri i botuar nga ambasadori i Shqipërisë në Gjermani gjatë viteve të 90’ta, Bashkim Zeneli. Ai në Zona B të Klan Kosovës ka treguar për librin e tij, i cili rrëfen historinë prej diplomati në Gjermani, motivimin për punën, prapaskenat për takimet rreth çështjes së Kosovës dhe thellimit të bashkëpunimit gjermano – shqiptar.
“Më ka frymëzuar Gjermania për disa arsye. Epoka pas luftës së dytë botërore, përpjekja për rimëkëmbje, përpjekja për bashkim me Gjermaninë Lindore dhe një vetëmohim i atij populli për të ndërtuar Gjermaninë jo vetëm në ato vite, por vazhdimisht një Gjermani moderne, lokomotivë të Europës. Unë edhe sot mendoj se në Europë me Gjermaninë bëhet gjithçka, pa Gjermaninë s’bëhet asgjë,” ka thënë Zeneli, njofton Klan Kosova.
Më tej ish-ambasadori Zeneli ka thënë se duhet nderuar politikanët gjermanë dhe ka treguar për vizitat e analistëve dhe publicistëve kosovarë në Gjermani si dhe për përshtypjen e gjermanëve për Shqipërinë dhe shqiptarët në atë kohë.
“Këta njerëz duhet nderuar, ministri i Jashtëm Kinkel ka bërë shumë, ministri i jashtëm Fischer, po ashtu ka bërë shumë. Unë i kam përshkruar edhe vizitat e mjaft analistëve të Kosovës të asaj kohe në Gjermani, kam ndjekur mjaft nga ato aktivitete dhe kanë qenë të pranueshëm për konceptin moderues dhe jo gjithkush ka qenë i pranueshëm për Gjermanin. Mesazhet ishin të qarta se me këtë Serbi nuk mund të vazhdohet”, tha Zeneli
“Kishim disa njohje që ishin të domosdoshme, kishim njohje me disa gazetarë të njohur gjermanë që vinin në Shqipëri në të 90’at. Sapo prezantohesha si ambasador i Shqipërisë, ata thonin ‘ah kallashnikov!’”, duke aluduar në luftën civile dhe kaosin që po mbretëronte në Shqipëri.
“Me ardhjen e zotit Nano u pa një ndryshim, një dëshirë për stabilizim, një punë për luftën e krimit, për mbledhjen e armëve. U dha një mesazh i mirë te Gjermania”, tha Zeneli në Zona B.
Ai flet edhe për luftën e Kosovës. Thotë se kjo Luftë u ndihmua në fillim tërthorazi dhe më vonë edhe direkt nga Gjermania.
Sipas diplomatit shqiptar, ka pas shumë raste kur Gjermania ka mbyllur sytë për organizimet në ilegale të shqiptarëve për lirinë e Kosovës.
Zeneli ka shtuar se ka qenë edhe detyrë e Shqipërisë ta ndihmojë Kosovën në luftën për liri.
“Gajlja e Kosovës ishte pozitive, pasi i takonte shtetit shqiptar të luftonte për Kosovën. Në njëfarë mënyre edhe dihej se shqiptarët e Kosovës kryenin ushtrime në Shqipëri, por bëhej një mbyllje e syrit. Mua më kanë thënë se grumbullohen fonde në adresa të ndryshme, por ato bëhen për bamirësi për ndërtim të shkollave, spitaleve në Kosovë. Në esencë ky është një kontribut, për ta përkrahur lirinë e Kosovës”.
Zeneli tregon për irritimin e ambasadorit serb ndaj aktivitet të tij, si për shembull në rastin kur ministri i Brendshëm i Gjermanisë lejon të lëshohen leje kalimi për kosovarët që shkonin në Shqipëri.
Ish-ambasadori ka deklaruar edhe se Kosova dhe Shqipëria nuk shiheshin si vende me rrezik për ekstremizëm fetar.
“Ambasadori i Serbisë reagonte edhe kur dilja unë në televizor, ai deri në fund ka mbrojtur vijën e Millosheviqit në një mënyrë edhe dogmatike. Shumë shqiptarë të Kosovës kërkonin leje kalimi për në Shqipëri, por unë nuk mundja të lëshoja, pastaj ministri i brendshëm gjerman më dha leje tha: Bëje, lëshoju leje. Unë e njoftova edhe kryeministrin Majko për këtë”, tregon ai.
“Gjermanisë duhet t’i jemi shumë mirënjohës edhe dje edhe sot, për përpjekjet që po bën për rajonin, për Kosovën në veçanti, por edhe për Shqipërinë. Madje Gjermania ka dërguar ushtarakët më të njohur në Kosovë”, tha Zeneli.
“Kosova dhe Shqipëria nuk evidentoheshin si vende me rrezik të fundamentalizmit, për Maqedoninë ka pas rezerva. Rezervat ndaj Maqedonisë ishin pasi edhe përplasjet etnike motivoheshin nga elemente religjioze. Meritë në qartësimin e kësaj situate kanë dhënë edhe shumë intelektualë shqiptarë”.
Ish-ambasadori ka folur edhe për heroin Fehmi Lladrovci.
“E kujtoj Fehmi Lladrovcin. Ai tha ‘ju falënderoj për punën që e bëni, për përkrahjen, por kjo punë pa luftë nuk bëhet dhe unë po iki’. Ai të nesërmen u nis për në Kosovë”, tregon Zeneli.
Promovimi i librit “Për Gjermaninë – histori diplomatike dhe kujtime”, bëhet në Universitetin e Prishtinës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'