Përparim Dushi ka debutuar në mënyrën më të mirë me Formulën e tij. Në garën e parë me këtë makinë, e cila u zhvillua në Prevallë, ai jo vetëm që ka pasur kohën më të mirë në plasmanin e përgjithshëm, por e ka përmirësuar bindshëm rekordin e shtegut, të cilin vetëm një ditë më parë e arriti Blerand Hasanaj.
Dushi kohën më të mirë e pati në vozitjen e parë, kur në cak arriti për 1.29:516 minuta.
“Pas problemeve teknike që i pata të shtunën, me ç’rast nuk kisha mundësi të zhvilloj vozitjet provuese, të dielën mu lejua të bëj një provë dhe për këtë e falënderoj kryetarin e FASK-ut, Ismet Rexhepi. Sa i përket rezultatit, sigurisht që jam i kënaqur, pasi ishte hera e parë që u paraqita me Formulë dhe krahas fitores, e shënova edhe rekordin e shtegut”, është shprehur Dushi pas përfundimit të garës.
Në përgjithësi gara është përshkuar me konkurrencë të fortë, sidomos në kategorinë e nëntë, ku pozita e parë i takoi Blerand Hasanajt, e dyta Bardhyl Canollit, ndërsa një vend në podium e siguroi edhe Mitat Vuçitërna.
Një risi tjetër në Prevallë ishte edhe fakti që garuesit e Klubit DDA nga Tirana u paraqitën në klasën PROMO, ashtu sikur edhe garuesit mysafirë nga Maqedonia.
Garuesit nga Tirana më herët janë paraqitur në kategoritë përkatëse, por pas pranimit të FASK-ut në FIA, një gjë e tillë u lejohet vetëm në rast se e kanë pëlqimin e Federatës së Auto Sportit të Shqipërisë, gjë e cila së pakur deri tani nuk ka ndodhur.
Rezultatet:
Klasa I
- Ismail Smani (Yugo – Prizreni D&G) 3.50:598
- Kreshnik Mariqi (Yugo – Prizreni D&G) +06.644
- Halil Çerreti (Yugo – Prizreni) +14.655
Klasa II
- Alban Berisha (Suzuki – Prizreni D&G) 3.42:566
- Reshat Shabani (Peugeot – Ferizaj) +16.603
- Dukagjin Mataj (Zastava 128 – Gjakova 137) +49.277
Klasa III
- Besnik Çitaku (Opel Corsa – Prishtina RCP) 3.44:039
- Burim Asllani (Suzuki – Ferizaj) +02.265
- Valon Rexhepi (Lupo – Prishtina RT) +30.955
Klasa IV
- Premtor Taraku (Honda – Prishtina RT) 3.28:830
- Valdet Kaçandolli (Suzuki – Prishtina RT) +00.563
- Gaspër Kaçinari (Yugo – HCR Gjakova) +04.859
Klasa V
- Faton Rama (Renault – Prishtina RT) 3.33:287
- Rexhep Bytyçi (Peugeot – Ferizaj) +07.005
- Ersen Kurti (Honda – Gjakova 137) +11.466
Klasa VI
- Arbër Rexhepi (Golf – Ferizaj) 3.34:258
- Leonit Thaçi (Seat – HCR Gjakova) +08.452
- Senahid Bytyçi (BMW – Prizreni) +20.368
Klasa VII
- Naim Dashaj (Subaru – Prishtina RT) 3.23:541
- Shpëtim Jashari (Audi – Ferizaj) +06.847
- Art Gjoka (Seat – Gjakova 137) +11.850
Klasa VIII
- Besfort Hana (Opel Astra – HCR Gjakova) 3.27:114
- Visar Mullazenuni (Golf – Gjakova 137) +11.425
- Besart Pruthi (Opel Omega – Gjakova 137) +21.425
Klasa IX
- Blerand Hasanaj (Opel Kadet – DTM) 3.06:728
- Bardhyl Canolli (BMW – Prishtina RT) +06.539
- Mitat Vuçitërna (Audi – Rahoveci) +13.594
Klasa X
1.Përparim Dushi (Formula – Prishtina RT) 3.02:092
Plasmani i përgjithshëm
- Përparim Dushi (Formula – Prishtina RT) 3.02:092
- Blerand Hasanaj (Opel Kadet – DTM) +04.636
- Bardhyl Canolli (BMW – Prishtina RT) +11.175
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën
Barcelona e gatshme ta sakrifikojë yllin e skuadrës për t’i hapur rrugë transferimit të Tah
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë