LAJMI I FUNDIT:

Me veturë zyrtare për vikend në Shqipëri (Foto)

Me veturë zyrtare për vikend në Shqipëri (Foto)

Nuk ka bërë punë vendimi i Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, që veturat zyrtare të mos përdoren për udhëtime private, madje edhe jashtë vendit.

Në fotografinë që e ka dërguar një qytetar në adresë të Telegrafit, vetura zyrtare “3Z” është parë sot, e dielë në Patok të Shqipërisë.


Nuk dihet se cilit departament apo agjencie qeveritare i takon kjo veturë, por ajo që dihet është se institucionet e Kosovës deri të martën, 10 maj, janë në pushim. /Telegrafi/
ne patok zyrtarisht