LAJMI I FUNDIT:

Auto-taksitë në Kosovë nuk lëshojnë kupona fiskalë

Auto-taksitë në Kosovë nuk lëshojnë kupona fiskalë

Në Kosovë janë dhjetëra kompani dhe qindra persona fizikë që ofrojnë shërbime të taksive, por që askush nuk lëshon kupon fiskal.

Pas naftarëve, ky konsiderohet grupi më i madh i bizneseve që ende nuk janë fiskalizuar nga shteti.

Përderisa Administrata Tatimore e Kosovës është zotuar se në kohë shumë të shpejt do të fiskalizojë gjitha bizneset aktive, ky grup biznesi vazhdon operimin pa arka fiskale.


Indeksonline ka provuar të marr një qëndrim të ATK-së për mos fiskalizimin e taksive, mirëpo ky institucion ka kohë që nuk jep përgjigje për shumicën e pyetjeve që dërgohen në adresën elektronike.

Zëdhënësi i kompanive të fiskalizimit, Kestrin Kumnova, thotë se deri më tani, në bazë të të dhënave që posedojnë, asnjë kompani e taksive nuk është fiskalizuar.

“Kompanitë e fiskalizimit ofrojnë pajisje fiskale shumë të përshtatshme për këtë lloj biznesi, mirëpo vetëm duhet të detyrohen të fiskalizohen” thotë ai, duke shtuar se ato pajisje janë arka fiskale të vogla-mobile dhe lehtë mund të përdoren brenda veturave të taksive.

Mosfiskalizimi i kompanive të taksive dhe 19 mijë bizneseve tjera është kritikuar disa herë nga ekspertët e ekonomisë duke e vlerësuar këtë si shkaktar të shkallës së lartë të informalitetit.

Eksperti i ekonomisë, doktorant për ekonomi në Universitetin e Fiesburgut në Gjermani, Nëntor Shaqiri, thotë se ATK nuk është aq mirë e organizuar ta luftojë evazionin fiskal, pasi sipas tij, shkalla e informalitetit mbetet ende e lartë.

“Administrata Tatimore e Kosovës  duhet të organizohet më mirë që ta luftoj evazionin fiskal pasi që shkalla e ekonomisë informale ende mbetet e lartë. Paisja me arka fiskale e të gjitha bizneseve do të mundësonte uljen e theksuar të ekonomisë informale, dhe njëkohësisht do të mundësonte edhe rritjen e arkës së shtetit”, thotë Shaqiri.

Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se kontrollet nga ana e ATK-së duhet të jenë konstante dhe jo të bëhen vetëm me aksione disa ditëshe./Indeksonline/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Edhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta

Edhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta

Botë
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një

Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një

Ekonomi
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Ekonomi
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Wolt hyn zyrtarisht në tregun e Kosovës duke transformuar mënyrën e dorëzimit të produkteve në vend

Wolt hyn zyrtarisht në tregun e Kosovës duke transformuar mënyrën e dorëzimit të produkteve në vend

Ekonomi
Kalo në kategori