LAJMI I FUNDIT:

Këta janë gazetarët kosovarë që fituan çmimet e BE-së për gazetari hulumtuese

Këta janë gazetarët kosovarë që fituan çmimet e BE-së për gazetari hulumtuese

Pesë gazetarë kosovarë kanë fituar çmimin e Bashkimit Evropian për gazetarinë hulumtuese, që ka për qëllim promovimin e të arriturave të larta të gazetarëve hulumtues, si dhe përmirësimin e cilësisë së gazetarisë hulumtuese në vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë dhe Hergevoinë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi) dhe Turqi.

Çmimin e parë e kanë fituar gazetarët e “Kohës Ditore” Besnik Krasniqi dhe Ganimet Klaiqi, për hulumtimin “Universiteti ilegal ‘diplomatik’”.

Parim Olluri nga Insajderi ka fituar çmimin e dytë për hulumtimin “Miku i Lushtakut Përfiton nga Vala” që shpërfaqë faktet sesi vendosja e operatorit publik të telefonisë mobile “Vala” në Sheshin “Zahir Pajaziti” të Prishtinës kthen në vëmendje një prej ndodhive më të tmerrshme të përmbysjes së autoritetit shtetëror. Objekti figuron në emër të Taip Sadikajt, personit që para 10 vjetësh bashkë me Sami Lushtakun penguan gjykatësin Sami Gërdovci që këtë objekt t’ua kthejë pronarëve. Hulumtimi ishte botuar në Gazetën Jeta në Kosovë.


Çmimin e tretë e kanë fituar gazetarët Leonida Molliqaj dhe Besnik Boletini për hulumtimin me titull “Sot punon sot han” i botuar në gazetën hulumtuese “Preportr”.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve që u mbajt në Bibliotekën Kombëtare morën pjesë edhe Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar dhe Nehat Islami kryetar i Këshillit të Mediave të Shkruara që e bashkë-organizon çmimin me BE-në.

Ky çmim është themeluar nga Komisioni Evropian, Drejtoria Gjenerale për Zgjerim, duke ndjekur strategjinë për Zgjerim të BE-së, e cila parasheh nevojë të fuqishme për të siguruar lirinë e shprehjes në media, për mbështetje të gazetarisë hulumtuese në monitorimin e proceseve reformuese, si dhe për të ruajtur momentin historik drejt anëtarësimit në BE.

Ҫmimi për gazetari hulumtuese do të ndahet çdo vit në shtatë shtete, për tre vite me radhë: në vitin 2015 (çmimi për punën dhe të arriturat në gazetari hulumtuese për vitin 2014), në 2016-ën (për të arriturat në vitin 2015) dhe në 2017-ën (për të arriturat në vitin 2016). Fondi i çmimit për shtatë vendet përfituese për tri vite do të jetë 210,000 euro. Fondi i çmimit për çdo vit për secilin vend është 10,000 euro; 1-3 gazetarë do të shpërblehen në çdo vend, çdo vit; shpërblimi për secilin gazetar do të jetë 3,000-5,000 euro.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Kronika e Zezë
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani

Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Kalo në kategori