Doganat dhe Administrata Tatimore e Kosovës, nga të cilat varet edhe mbushja e arkës së shtetit, kanë shënuar një trend pozitiv të të hyrave në katër muajt e parë të këtij viti, duke mbledhur 426 milionë euro.
Shuma e të hyrave nga Doganat e Kosovës, për periudhën janar- prill të këtij viti, ka arritur në 294 , kurse Administrata Tatimore e Kosovës ka realizuar mbi 132 milionë euro.
Arsye e rritjes së të hyrave nga Dogana e Kosovës, thuhet se është fillimi i zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, luftimi i ekonomisë joligjore, kontrabandës dhe evazionit fiskal.
Ndërkaq, realizimi dhe mbledhja e të hyrave të kënaqshme sipas administratës, është përmirësimi i ambientit për biznes.
Megjithatë, ekspertët për çështje ekonomike shprehen se pavarësisht rritjes së të hyrave, mbushja e buxhetit nga doganat nuk konsiderohet praktikë e mirë. Ata konsiderojnë se kohëve të fundit është vërejtur një luftë më e ashpër kundër ekonomisë joligjore ngakëto institucione dhe autoriteteve të rendit.
Naim Gashi, ekspert për çështje ekonomike, thotë se kjo luftë është vërejtur sidomos tek lojërat e fatit dhe kontrabanda me karburant, cigare dhe alkool, dhe këto, sipas tij, i kanë dhënë efektet e veta.
“Një nga efektet tjera që janë rritur të hyrat është vendosja dhe funksionalizimi i pikave në veriun e Kosovës edhe pse atje ende ka kontrabandë. Mirëpo në përgjithësi kemi një zvogëlim të kontrabandës dhe rritje të te hyrave sa i përket degës së Doganës në Mitrovicë”.
“Por, me vendosjen e pikave në veri, janë rritur edhe të hyrat edhe në pikat tjera kufitare, për arsye se eksportuesit e mallrave nga Serbia janë të demotivuar që të vijnë nga veriu dhe tashmë po vijnë nëpër pikat e rregullta kufitare”, tha Gashi
Edhe profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Muhamet Sadiku, e vlerëson lartë rritjen e të hyrave buxhetore, mirëpo sipas tij, mjetet buxhetore nuk duhet të varen nga të hyrat doganore. Ai shprehet se kjo praktikë duhet të kthehet në proces të kundërt, ku të hyrat vendore të jenë më të mëdha sesa ato doganore.
“Duhet të tregohemi të kujdesshëm që sektorin prodhues të Kosovës, mos ta ngarkojmë me tatime të larta, mos të bëjmë jo konkurrues, më tatime dhe ngarkesa fiskale më të vetmen dëshirë që të sigurojmë të hyra për buxhetin e Kosovës. Ky kujdes duhet të jetë më i shtuar, kur industria prodhuese tashme i dedikohet tregut evropian”, ka thënë Sadiku.
Në anën tjetër, Naim Gashi shprehet se me gjithë rritjen e të hyrave, nuk ka vend për mburrje nga autoritet kompetente, pasi, siç thotë ai, ata po përfundojnë detyrat dhe misionin për të cilat janë të paguar me taksat e shtetit të Kosovës.
“Këtu nuk ka vend për mburrje, por ka vend për rritje të angazhimit për luftimin e ekonomisë joligjore që po krijon një disbalanc të madh në tregun e Kosovës. Mendimi im është që Administrata Tatimore e Kosovës ngadalë, në vend të mburrjes duhet të orientohet në luftimin e monopoleve që janë krijuar në disa sektore në Kosovë”, thotë Gashi për Radion Evropa e Lirë
Dogana e Kosovës edhe gjatë këtij viti e ka barrën më të madhe për mbushjen e buxhetit të Kosovës. Nga 1 miliard e 598 milionë, sa është buxheti, vetëm Dogana parashihet të mbledh mbi 1 miliard euro, kurse Administrata Tatimore e Kosovës, duhet të grumbullojë 370 milionë euro.
Sidoqoftë, nga viti i ardhshëm pritet që të bëhet unifikimi i sistemit të mbledhjes se të hyrave për buxhetin e Kosovës. Pasi autoritetet e Kosovës, tashmë kanë miratuar bashkimin formal të Administratës Tatimore të Kosovës dhe Doganave të Kosovës, në një agjenci të përbashkët të të hyrave dhe pritet vetëm hartimi i bazës ligjore. /Rel/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Trajtimi i punëtorëve teknikë vazhdon të jetë shqetësues
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur