LAJMI I FUNDIT:

Shoferi lexonte derisa voziste veturën (Video)

Shoferi lexonte derisa voziste veturën (Video)

Në Cheshire të Anglisë, një shofer është parë duke lexuar, ndërsa voziste veturën.

Burri i panjohur, është regjistruar duke lexuar në disa letra që duken si dokumente, ndërsa lëvizte në shpejtësi të konsiderueshme.


Personat që e kanë tejkaluar veturën e kuqe, e kanë regjistruar atë teksa mbanë letrat me dy duar, e madje edhe duke e lagur gishtin, për të ndërruar fletët.

“Vetura ishte në mes të rrugës, por më pas u larguar anash për tu marrë me punët e zyrës”, është përshkrimi i videos që është hedhur në internet.

Policia ka nisur hetime për shoferin e pandërgjegjshëm të veturës Peugeot, që ka rrezikuar të bëjë ndonjë aksident, duke mos e shikuar rrugën si duhet. /Telegrafi/