Për herë të parë në Kosovë po organizohet udhëtimi familjarizues për operatorët turistikë ndërkombëtarë, si dhe për disa gazetarë me qëllim që të stimulohet turizmi dhe të krijohen kontakte në mes të bizneseve turistike vendore dhe atyre të huaja.
Në udhëtimin familjarizues do të marrin pjesë 25 persona nga e gjithë bota, të cilët do të njoftohen me Kosovën për së afërmi. Mbrëmë ata janë të ftuar të darkojnë me zyrtarë të Ministrisë të Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe përfaqësues të organizatave të tjera.
Kurse, sot do të vazhdojnë vizitën për në perëndim të Kosovës, më saktë në Bogë, Deçan, Junik e Gjakovë.
Të shtunën (7 maj) do ta vizitojnë Prizrenin, Brodin dhe Brezovicën. Të shtunën në mbrëmje do të jenë në Prishtinë në kuadër të mbrëmjes solemne, ku do të kenë mundësi të takohen me rreth 100 biznese vendore të fushës së turizmit.
Organizatorët e këtij udhëtimi familjarizues AltaVia me mbështetje nga Qeveria dhe USAIDit në Kosovë, kanë vizituar paraprakisht komunat e përfshira në program dhe kanë marrë pëlqimin e tyre për këtë vizitë, si dhe janë zotuar se do t’i mirëpresin mysafirët ashtu siç e do tradita kosovare. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
IPKO me pako ditore dhe javore 3G dhe 4G
Nafta, drejt rënies
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit